Thaçi: Kosova e gatshme ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar të ketë folur me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme të mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë.
Presidenti Hashim Thaçi me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar të ketë folur me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme të mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë dhe të fillojë atë të paqes.
“Vetëm pak ditë përpara mbajtjes së Samitit të përbashkët historik të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, sot përsëri zhvillova një bisedë miqësore telefonike me nikoqirin e këtij Samiti, Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka thënë se me kryeministrin bullgar ka diskutuar sërish për rëndësinë dhe mundësinë e madhe që ofron Samiti për të qartësuar rrugën evropiane për Kosovën dhe të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Kushti kryesor për anëtarësim në BE, përveç plotësimit të kritereve të Kopenhagës, sigurisht që është mbyllja e çështjeve të hapura ndërmjet të gjitha shteteve në rajonin tonë, të cilat janë të përcaktuara për t’u anëtarësuar në BE”, ka shkruar Thaçi.
“Brenda këtij konteksti, për Kosovën dhe Serbinë, mbetet jetike arritja e marrëveshjes obligative ligjore për normalizim dhe pajtim. Unë e sigurova mikun tim Bojko se ne në Kosovë, jemi të gatshëm që në relacion me Serbinë ta mbyllim kapitullin e konflikteve dhe ta hapim atë të paqes”, ka thënë ai.
“Këtë frymë të paqes dhe të bashkëpunimit, unë do ta përcjell në emër të qytetarëve tanë edhe në Samitin e Sofjes, sepse ne jemi evropianë dhe sjelljet tona duhet të jenë të tilla. Ky ishte mesazhi im kryesor për mikun tim Boyko, i cili meriton respekt dhe konsideratë të lartë për organizimin e këtij Samiti”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital
13 Mars, 11:42
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
17- vjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Haxhi Shalës krah njëri-tjetrit në burgun e Hagës
17 Shkurt, 14:59
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Babai i Thaçit në spital, ish-presidentit i refuzohet kërkesa për ta vizituar
7 Shkurt, 10:11
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor 2024, 15:36