Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, shprehet se vendi ka nevojë për bashkim e jo për ndarje, ndërsa thekson se, sipas Kushtetutës dhe zgjedhjeve të 8 qershorit, shumica e vetme e njohur ligjërisht është ajo e koalicionit parazgjedhor të partisë që e udhëheq.
Në intervistën sot për gazetën kosovare "Epokën e re", Thaçi ka thënë se mënyra e vetme për ta tejkaluar sfidën e konstituimit të Kuvendit është që më 12 shtator kandidati i PDK-së ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me procedura të tjera. Ai ka bërë me dije se bllokada politike mund të përfundojë që nesër nëse të gjithë aktorët politikë fillojnë ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi, ka thënë se blloku LDK-AAK-Nisma e ka të qartë se ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës nuk e lejojnë realizimin e skenarit të tyre. "Mendoj se më 12 shtator kandidati i PDK-së duhet ta marrë postin e kryetarit të parlamentit me shumicë votash dhe në përputhje me Kushtetutën. Kjo është mënyra e vetme për ta tejkaluar sfidën e parë, atë të konstituimit të parlamentit dhe organeve të tij. Rrugë tjetër ligjore dhe kushtetuese nuk ka, ndërsa është çështje tjetër që liderët e bllokut vazhdojnë t'ia bëjnë qefin njëri-tjetrit se ata do ta marrin situatën në dorën e tyre me rrugë të tjera", ka thënë Thaçi.
Lideri i PDK-së shton se, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit duhet të vazhdohet me zgjedhjen e qeverisë së re, e cila, sipas tij, duhet të ketë përfaqësim sa më të gjerë politik. "Përfaqësimi sa ma i gjerë politik në qeverinë e ardhshme është synim i natyrshëm sepse Kosova në këto momente ka nevojë për bashkim e jo për ndarje të nxitura nga egot e liderëve politikë", është shprehur ai. Thaçi ka bërë me dije se nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit./ATSH/
/Shqiptarja.com