Thaçi: Kufijtë Kosovë-Serbi do të ndryshojnë

Thaçi: Kufijtë Kosovë-Serbi do të ndryshojnë

Presidentii Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Akademisë së Shkencave, Nexhat Dacin, deklaroi se kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë do të ndryshojnë. Thaçi ka publikuar një status në Facebook ku mes të tjerash thotë se është optimist për dialogun mes dy vendeve.

“Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb