Thaci “hesht” rreth skandalit
të linjës së interkonjeksionit

KOSOVE-Kryeministri kosovar Hashim Thaci nuk ka pranuar të bëjë komente rreth skandalit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë I denoncuar nga gazeta “Zëri”në Prishtinë aferë në të cilën është përmendur dhe emri I djalit të kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha. I pyetur dje në mbrëmje rreth kësaj cështje Thaci është shprehur se Prishtinë po ndjek axhendën që ka për ndërtimin e kësaj linje. ”Dua të informohem më në detaje, para se të jap një mendim mbi këtë çështje. Përsa i përket institucioneve të Kosovës, ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësitë që ka qeveria e Kosovës e që në këtë rast është duke i respektuar plotësisht”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është nënshkruar në shtator 2009. Ky projekt konsiston në ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kV me gjatësi rreth 238 km, prej së cilës 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153 km në territorin e Shqipërisë.Vlera e tij është 70 milionë euro, ku pjesën e Kosovës do ta financojë Qeveria Gjermane përmes Bankës për Zhvillim pjesërisht në formë granti dhe pjesën tjetër me kredi afatgjatë.
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin