Thaçi: Marrëveshja jo ideale, por
historike, nesër në Parlament

Thaçi: Marrëveshja jo ideale, por <br />historike, nesër në Parlament
PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaron se marrëveshjen e arritur dje në Bruksel, në raundin e dhjetë të dialogut nuk është idealja por hap perspektivë për Kosovën si dhe është në të mirë të serbëve në veri. 

“Policia e gjyqësori do funksionojnë me ligjet e Kosovës. Asocacioni do funksionojë me ligjet e Kosovës e do ketë po ato struktura që ka asocacioni ekzistues pa karakter ekzekutiv apo legjislativ. Strukturat paralele do shpërbëhen dhe zgjedhjet lokale do organizohen në pjesën e dytë të këtij viti”- tha Thaçi.

Duke iu drejtuar serbëve në veri Thaçi i ftoi ta pranojne:
"Marrëveshja është lajm i mirë për ju e për ne, hap perspektivën për qytetarët të kthehen në pronat e tyre, të lëvizin lirshëm. I ftoj të mos bien pre e atyre që prej 14 viteve e mbajtën peng gjendjen ne veri për përfitime të ngushta politike materiale e personale. I ftoj të mos i frikësohen marrëveshjes e insticuioneve të Kosovës"

THAÇI: MARREVESHJA NUK ESHTE IDEALE, POR HAP PERSKETIVE TE RE

Për kryeministrin  marrëveshja nuk është ideale, por e mirë dhe në interes të Kosovës.

 “Marrëveshja nuk është idela, negociuam me Serbinë pas një konflikti 1 shekullor.”- tha Thaçi duke shtuar se nesër ka kërkuar të thirret Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar marrëveshjen.

"Koha e realiteti do ta vërtetojnë se kush ka të drejtë. Institucionet e Kosovës kanë të drejtë të realizojnë marrëveshje, si në Rambuje, Vjenë e tash në Bruksel. Relacioni ka qenë i nderë, ne kemi nënshkruar edhe në Rambujë, por pa Serbinë, vetëm me ndërkombëtarët, dje me marrëveshjen e Brukselit zhvillimet kanë qenë pozitive, kemi fituar lirinë, kemi bërë Kosovën e pavarur” - shtoi ai.

Ai e ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me vëshitrësi duke thënë se “do kemi një reflektim të ngadaltë nga pala serbe, mos prisni që të duhemi menjëherë, por me avash do integrohemi” ndërsa siguroi se do të respektojë dyshtetësinë.

Kryeministri ka theksuar se substanca e marrëveshjes është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, veçanërisht atyre në veri, "që ta kuptojmë si vullnet të mirë, paqe, siguri, jetë të re, epokë të re, mundësi integruese."

THACI MBLEDH NESER PARLAMENTIN
"Nesër kam kërkuar të organizohet një seancën e jashtëzakonshme në orën 20:00. U takova me liderët politikë mbështetës të procesit, ekziston vullneti i mirë të ecet përpara”

THAÇI: EDHE KOMPROMISET E RAMBUJESE E VJENES HISTORIKE

“As në Rambuje, as në Vjenë nuk kanë qenë të lehta. Kanë qenë kompromise por kanë rezultuar që të jenë historike. Me marrëveshjen e Burkselit po normalizojmë Kosovën e definitivisht e bëjmë evropiane."- tha Thaçi.

“Jam takuar me liderët dhe ekziston një vullnet i mirë, do punojmë secili me partitë përkatëse, ndërsa theksoj se dokumentet që kam nënshkruar si Kryeministër vërteton se edhe Serbia dhe Kosova janë sovrane ku edhe NATO do kryejë misionin e vet”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës "e mirëpret arritjen e Marrëveshjes mes delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë".

Aleanca Kosova e Re "vlerëson se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është një lajm i mirë dhe historik për Kosovën dhe gjithë rajonin", ndërsa ende nuk ka deklarata zyrtare edhe nga disa parti të tjera politike, përfshirë partinë më të madhe opozitare, LDK.

THACI: ME MARREVESHJEN NJIHET SOVRANTETI

Hashim Thaçi ka nënvizuar pikën e 14 si më të rëndësishmen

“Pika 14 është e përcaktuar se nuk mund ta pengojmë njëra tjetrën për t’u integruar në Evropë”.

Thaçi në fjalën e tij përshendeti dhe falënderoi SHBA-në, Evropën për mbështetjen mbi të gjitha sekretarin amerikan John Carry dhe baroneshën Ashton.

"Të hënën do dërgojmë përgjigje baroneshës Ashton, unë kam besim të plotë, që do marrim vendim të mirë, do marrim vendime të bashkuar”, - përfundoi Kryeministri një ditë pas arritjes së marrëveshjes me Serbine.

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset