Thaçi në Kuvend: Marrëveshja
 ishte më e mira e mundshme

Thaçi në Kuvend: Marrëveshja<br /> ishte më e mira e mundshme
PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës ndodhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar marrëveshjen e firmosur në Bruksel më 19 prill mes kryeministrit Thaçi e Daçiç. Kryeministri duke raportuar për marrëveshjen kërkon mbështetjen e deputetëve.

MARRËVESHJA MË E MIRË E MUNDSHME PËR RRETHANAT E TANISHME

Kryeministri i kërkon deputetëve për të marrë autorizimin për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel. "Marrëveshja është më e mirë e mundshme për rrethanat e tanishme. Marrëveshja në asnjë pikë nuk cënon ligjshmërinë e shtetit tonë. Kushtetuta dhe ligjet tona do funksionojnë në të gjithë territorin dhe do i japim fund strukturave paralele. Serbia e pranoi këtë e nënshkroi marrëveshjen. Marrëveshja në asnjë pikë, nuk e cenon funksionalitetin e shtetit tonë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Mundëson që pas shumë vitesh mungesë të ligjit në veri, tani ligji të shtrihet në çdo cep të vendit tonë”- tha Thaçi.

THACI PARA SEANCES: TE HENEN I KTHEJME PERGJIGJE ASHTON

“Ne, të hënën duhet t’ia dërgojmë përgjigjen Baroneshës Ashton”, ka paralajmëruar kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, para seancës së jashtëzakonshme.

Kryeministri Thaçi ka shprehur besimin se edhe në seancën e sotme të Kuvendit të bashkuar do të marrin vendimet në interesin e Kosovës.

Nga Qeveria e Kosovës, zyrtarisht është bërë e ditur se, marrëveshja e përafruar nga të dy kryeministrat është në fazën e dhënies së pëlqimit për nënshkrimin formal, për çka duhet dhënë pëlqimi paraprak nga përfaqësuesit e të dy vendeve ditën e hënë, më 22 prill 2013.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, sipas medias serbe, ka thënë se mbledhja e qeverisë, në të cilën do të merret vendimi për pranimin apo refuzimin propozim marrëveshjes me Prishtinën, do të mbahet nesër. “Nëse Qeveria e miraton marrëveshjen pres që Serbia të marrë datën për fillimin e negociatave mbi anëtarësimin në BE”, ka thënë Daçiç

SEANCA NE 20:00
Seanca e jashtëzakonshme u kërkua nga kryeministri Hashim Thaçi dhe pritet të nisë në mbrëmje në orën 20:00.

Nga ana e saj Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi se do ta kundërshtojë marrëveshjen e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, si përmes politikave të saj në Kuvend ashtu edhe jashtë institucioneve.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie politike, se “Vetëvendosje do të aktivizohet dhe organizohet për kundërshtim të fuqishëm të kësaj marrëveshje edhe në Kuvendin e Kosovës e edhe jashtë tij”.

Ai ka kërkuar mbështetjen edhe të spektrit tjetër opozitar që të themelohet një komision hetimor për dialogun me Serbinë.

Nga ana e tij kryeministri e cilëson marrëveshjen jo ideale por historike. “Dje me nënshkrimin e marrëveshjes, Kosova dhe Serbia u përcaktuan për evropianizimin e rajonit. Kosova ka fituar, Serbia ka fituar dhe rajoni mbi të gjitha ka fituar, ka fituar Bashkimi Evropian, kanë fituar vlera euro-atlantike. Ka fituar opsioni i paqes, stabilitetit dhe integrimit. “- tha dje për gazetarët Thaçi.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset