Thaci në Tiranë: Shqipëri-Kosovë
model për rajonin e Ballkanit

Thaci në Tiranë: Shqipëri-Kosovë<br />model për rajonin e Ballkanit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi viziton për herë të parë Shqipërinë ne cilesinë e kreut të shtetit. Thaçi u prit sot paradite në Tiranë nga Presidenti Bujar Nishani me të cilin zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët shtypi. Gjatë kësaj konference, Thaçi dhe Nishani theksuan çështjet me interes dypalësh si dhe situatën politike në Kosovë. 

​Kreu i shtetit shqiptar apeloi për dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kosovë, ndërsa Thaçi përsëriti se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën ekonomike, Thaçi e cilësoi të suksesshëm, por theksoi se të dy vendet mund të lëvizin më shpejt në këtë drejtim. 

Gjatë kësaj vizite në Tiranë, Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me medaljen "Urdhri i Pavarësisë" shkrimtarin Dritëro Agolli dhe 12 personalitete të tjera. 


Gjatë vizitës së tij dy ditore në Tiranë, Thaçi u takua dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama si dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ora 13:20 Meta pret Thaçin: Shqipëria, në funksion të njohjeve për Kosovën
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili shoqërohej prej Ministrit të Bujqësisë, z. Memli Krasniqi dhe Ministrit të Infrastrukturës z. Lutfi Zharku. Kryetari i Kuvendit z. Meta shoqërohej prej deputetëve z. Taulant Balla, z. Edi Paloka dhe z. Petrit Vasili.

Meta i uroi mirëseardhjen Thaçit në këtë vizitë të parë zyrtare në cilësinë e Presidentit të Kosovës dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera vllazërore mes dy vendeve. Në këtë kuadër z. Meta theksoi se bashkëpunimi ndër-parlamentar është intensifikuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit dhe rikonfirmoi se diplomacia parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.

Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e pranishme.
Z. Thaçi theksoi gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit, bujqësisë dhe infrastrukturës do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve tona.

Në përfundim Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.

Ora 11:40 Pas takimit me Presidentin, Thaci pritet nga kryeministri nga Rama
Pas takimit me Presidentin, Thaci është pritur përzemërsisht nga kryeministri Rama. Presidenti i Kosovës dhe kryeministri shqiptar kanë zhvilluar më pas një takim të përbashkët brenda ambienteve të kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po zhvillon në Tiranë vizitën e parë zyrtare si President i Kosovës.

Zgjerimi i bashkëpunimit strategjik tashmë të konsoliduar Shqipëri-Kosovë në fusha me interes të përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, duke u bërë një shembull për rajonin, si dhe ecuria e axhendës së përbashkët mes dy qeverive ishin ndër të tjera fokusi i bisedimeve mes tyre.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Thaçi, theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të konsoliduar më tej këtë bashkëpunim, përmes projekteve të përbashkëta në fusha si infrastrukturë, arsim, dogana, kulturë, etj.

Presidenti Thaçi e falënderoi Kryeministrin Rama për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë dhe vijon të japë në mbështetje të proceseve integruese të Kosovës, si dhe të anëtarësimit të saj në Organizmat Ndërkombëtarë.

Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon. Presidenti Thaçi shoqërohej në takim edhe nga disa ministra të qeverisë së Kosovës.​



[gallery]18928[/gallery]
Ora 10:30 Takimi Nishani-Thaci
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës Hashim Thaci kanë konsideruar se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është një shembull model për rajonin e Ballkanit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Nishani i deklaroi Thacit se, Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Shqipëria do mbështesë anëtarësimin e Kosovës në anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe organizata ndërkombëtare. Procesi i integrimit euroatlantik dhe mbyllja e procesit të liberalizimit të vizave do konfirmojë dimensionin e lirisë dhe frymën e përhapjes së prosperitetit që mbart hapësira euroatlantike.

Shqipëria i mbështet këto procese. Përshëndeta nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të BE me Kosovën. Duhet të bashkëpunojmë për çdo kërcënim apo provokim. Zhvillimi i Kosovës është me ritme të shpejta dhe duhet bashkëpunim ekonomik dhe dogana të përbashkëta.

Thaçi ka kontribut në Pavarësinë e Kosovës. Mbledhjet e dy qeverive bëhet për unifikim të vlerave”,
u shpreh Nishani.

Nga ana e tij Thaçi u shpreh: "Dëshiroj që t'u falenderoj shumë Presidenti Nishani për angazhimin tuaj personal ndaj Kosovës. Për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata zëri juaj dhe i Shqipërisë ka qenë shumë i rëndësishëm.
 
Dua të them se ne jemi në rrugë të mbarë dhe do ta plotësojmë njëra-tjetrën. I nderuar president, Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet e tyre duke krijuar një partneritet të fuqishëm strategjik. Unë jam i bindur se bashkëpunimi  Kosovë Shqipëri është një model për rajonin. Marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve kanë një rritje pozitive.
 
Dua të shpresoj se ky bashkëpunim vetëm sa do të forcohet dhe rritet. Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni turistik kryesor për kosovarët. Duam të punojmë dhe të bëjmë Kosovën dhe Shqipërinë turistike.
 
Kosova është njohur nga shumë shtete të botës jemi në rrugë të dejtë por kemi shumë për të bërë. Rruga jonë në anëtarësimin europian është proces i pandalshëm. Kosova për herë të parë mori pjesë në UEFA DHE FIFA e gjithashtu mori medalje në Lojërat Olimpike.
 
Kosova do të kryejë të gjitha obligimet për paqen e stabilitetin rajonal. Kosova ka ndërtuar një raport të shkëlqyer me Maqedoninë dhe ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen e Ohrit. Gjithashtu edhe me Malin e Zi ku çështja e demarkacionit do të përmbyllet me sukses. Edhe në debatin e brendshëm rreth kësaj besoj se do të dominojë mençuria.
 
Me Serbinë vijojnë diskutimet në Bruksel, por jemi duke tentuar për të besuar bashkëpunim dhe fqinjësi të mir4ë si kusht për stabilitetin në rajon.
 
I nderuar president do vijojmë luftën e përbashkët kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe elementëve negative.
 
Të falenderojmë se ke qenë zëri i arsyes dhe i të vërtetës dhe të falenderoj për mikpritjen".


Thaçi u është përgjigjur pyetjeve rreth arrestimit të drejtorit te policisë së Mitrovicës, luftëtar i UÇK. Lideri kosovar ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, por nuk duhet t'i përgjigjemi dhunës me dhunë.
 
 "Sa i përket arrestimit që ka ndodhur institucionet e Kosovës kanë dalë me qëndrimin e tyre, ne nuk mund t'i përgjigjemi dhunës me dhunë. Po koordinojmë qëndrimin tonë me autoritetet ndërkombëtare.

UÇK ka bërë luftë të pastër. Është për të ardhur keq për këtë reagim paranojak Beogradit me luftëtarët e UÇK, por ne punojmë që kjo të zgjidhet shpejt dhe drejt. Ky veprim arbitrar ngjall reagime për Kosovën dhe organet ndërkombëtare ndaj dhe do të shtrohet në organizatat ndërkombëtare",
u shpreh Thaçi.



Sa i përket çështjes së Demarkacionit me Malin e  Zi Thaçi ka theksuar se do të nxisë debatin politik në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për vendin.
 
"Unë nxis dialogun politik dhe po zhvillohet një debat konstruktiv në Parlamentin e Kosovës. Ne duam të kryhet çështja e demarkacionit dhe Kosova të lëvizë pa viza. E nxis debatin konstruktiv dhe premtoj se do ta mbështes fuqishëm".


 Pas Nishanit, Thaçi do të takohet me kryeministrin Rama, ndërsa më pas me kryeparlamentarin Meta dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
 
Presidenti Thaçi do të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, sipsa mediave në Prishtinë qe zbardhen axhenden e takimeve.
 
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Shqipëri, Thaçi do të vendos kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” dhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.
 
Ndërsa do të takohet edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Thaçi do të takojë edhe lojtarët e ekipit përfaqësues të Kosovës para ndeshjes me Kroacinë në Shkodër. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri