PRISHTINË, 10 Dhjetor /ATSH/.-Nëna Tereza është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore, shprehet kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
"Para 35 vjetësh, Gonxhe Bojaxhiu, humanistja shqiptare me famë botërore e njohur si Nëna Terezë e me rrënjë edhe kosovare, mori Çmimin Nobel për Paqe", përkujton ai.
"Nëna Terezë është emër i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha", thekson Thaçi.
"Angazhimi i Nënë Terezës është shembull unikat i vënies në shërbim të plotë humanist për njerëzit e pafuqishëm dhe në nevojë, pa dallim race, religjioni dhe kulture", perfundon ai. /b.j//a.ke/








