Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujtoi ditën kur Nënë Tereza, humanistja e madhe shqiptare, u nda nga jeta.
"Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke njohur dhe vlerësuar botërisht rolin e saj të pazëvendësueshëm gjatë gjithë jetës në zbutjen e vuajtjeve njerëzore, krizave humanitare dhe për kontributin e saj në luftën kundër varfërisë gjithandej botës", shkruan Thaçi në Facebook.
Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, në Katedralen me emrin e saj në Prishtinë u mbajt të premten meshë solemne, ku komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, ishte mes shumë pjesëmarrësve./ATSH/
/Shqiptarja.com