Thaci nesër në Slloveni, mer 
pjesë në Samitin Vjetor të Bërgos 

Thaci nesër në Slloveni, mer <br />pjesë në Samitin Vjetor të Bërgos 

Mediat kosovare bëjnë me dije se zëvendëskryeministri, Hashim Thaci, njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë me ftesë të homologut të tij slloven.
Ai do të marrë pjesë në Samitin e Bergos, ku nesër do të takohen Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, sëbashku me Ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë.

“ Në Samitin vjetor të Bergos do të diskutohet për perspektivën Europiane të rajonit në mënyrë që të realizohet rritja e reformave të përbashkëta politike, socio- kulturore dhe ekonomike në rajon, për të arritur integrim sa më të shpejtë në BE”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Në njoftim thuhet se pjesë e diskutimeve sikurse dhe në samitet e tjera do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit si dhe rinia ne Ballkanit Perëndimor.

Pritet të jetë ky një takim i gjatë dhe me perspektivë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë samit.

Redaksia Online
(a.t/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023