PRISHTINË, 16 Dhjetor /ATSH/.-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të shkojë për vizitë në Strasbourg dhe Bruksel.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se "nesër filloj me axhendën zyrtare shtetërore me vizitë në kryeqendrat e politikës europiane, për t'u takuar me përfaqësuesit e politikës së jashtme europiane. Do të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, me të cilin do të bisedojmë për rritjen e ndërveprimit mes Kosovës dhe KE-së. Ndërsa do të vazhdoj me takime në Bruksel ku do të takohem me Zëvendës Presidenten dhe shefen e diplomacisë europiane Mogherini, si dhe Komisionerin e zgjerimit Hahn".
"Kosova ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik", përfundon Thaçi./KosovaPress/k.s/









