Thaçi dekreton Avdulla Hotin e LDK-së si kryeministër të ri të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër të ri të Kososvës Avdullah Hotin, ndërsa tha se qeveria e re do të zgjidhet brenda pak ditësh në Kuvend. Thaçi tha se pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend, të gjithë janë dokort për krijimin e një qeverie të re, përveç një partie politike.

"Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të institucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përputhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshmeJemi në një situatë kur qeveria është rrezuar me një mocion mosbesimi në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe përfaqësuesve legjitim me 2/3 e deputetëve. Këto veprime politike janë të rregulluara qartë me Kushtetutë. Pas takimit me të gjithë përfaqësuesit e partive në Kuvend vlerësojnë se Kosova duhet të kenë  një qeveri të re me përjashtim të një partie politike.  Avdullah Hoti e kam nominuar si kryeministër të ri për Kosovën. Në ditët në vijim një qeveri e re mund të emërohet në Kuvend në përputhje me Kushtetutën", tha Thaçi.

Thaçi tha se të gjitha partitë politike kërkojnë një qeveri të re, ndërsa Isa Mustafa e LDK-së ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re. Presidenti Thaci ka çuar mesazh te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se askush s’mund ta mbajë pushtetin me mënyra jodemokratike.

“Duhet të pajtohemi se pushteti në Kosovë fitohet dhe humbet siç e sheh edhe Kushtetuta. Askush nuk duhet të pretendoj se me metoda jodemokratike mund ta marrë, ose ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin”, tha Thaçi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate

Pas takimit të krerëve të dy partive, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se partia e tij në qeverinë e re, do të ketë dy ministria dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Marrëveshje për bashkëqeverisje, LDK ka nënshkruar një ditë më parë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinaj, partisë se të cilit do t’i takojnë katër ministri dhe pozita e zëvendëskryeministrit të parë.

Albin Kurti, kryeministri në detyrë, në anën tjetër ka thënë se do ta sfidojë vendimin për formim të qeverisë së re nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetuese.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albert: 01/05/2020 14:41

    duam buke, po vdesim urie, na plasi trapi per politikanet

    Përgjigju
  • Ceni: 30/04/2020 23:28

    Vetem emrin Avdylla mos ta kishte ...... duket Si kryeminstri I Turk ......... ....

    Përgjigju
  • Beni: 30/04/2020 20:06

    nuk dua ta besoj se kta nuk jane ne gjendje te bejne shtet!

    Përgjigju
    • Arbëri: 30/04/2020 20:31

      Deri sa kem ”president ” pro serb kryeministër të Shqipëris që e përkrah këtë tradhëtar dhe bashkpunon me vuqiqin e serbis në dëm të Kosovës në kot e kemi o vlla!!!

  • Arbëri: 30/04/2020 17:00

    Ky është duke luajtur me zjarr!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja