Thaçi: Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, të dalin me deklaratë për bashkimin në një shtet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vijuar ditën e sotme deklaratën e dy ditëve më parë për bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga ceremonia e 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik, Thaçi tha se zgjidhja më e mirë është që Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të dalin me deklarata për të jetuar në një shtet të përbashkët, pa kufij.

"Po krijohen edhe rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që të dy parlamentet ai i Kosovës dhe Shqipërisë të nxjerrin deklaratat e nevojshme të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët pa kufij”, tha Thaçi.

Dy ditë më parë nga qyteti i Hasit ku mori titullin "Qytetar Nder", Thaçi tha se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jetojnë bashkë, pa kufi do të jetë shumë e afërt.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 28/05/2019 09:35

    Ne gjysmën e Shqipërisë e kemi me malokë dhe nuk po gjejmë qetësi, jo të bëhen treçerek malokë.Më mirë vend më vete, shtëpi më vete ,varr më vete i kanë thënë më parë.

    Përgjigju
  • Lui: 28/05/2019 09:33

    Do me pelqente te gabohesha ne mendimin tim, por kam frike se eshte thjeshte nje levizje taktike per t’i bere presion nderkombetareve qe nese nuk na aironi me Europen ne do bejme bashkim kombetar..

    Përgjigju
  • Vlora: 28/05/2019 04:39

    Nje bravo e madhe po ishalla realizohet keshtu shpirti dhe amaneti Ismail qemal bej vlores dovejn n vend..rroft kombi Shqiptare

    Përgjigju
  • CaBone: 27/05/2019 22:40

    Pse jo?

    Përgjigju
  • EffeKappa: 27/05/2019 21:32

    A thu e ka primend ky apo thjesht propagande ???

    Përgjigju
    • Kom: 28/05/2019 09:27

      Pala shqiptare eshte e korruptuar deri ne palc, sa kan frik me ec rruges pa 7 badigarde se pervec vjedhjeve kushedi sa njerez kane vrare. ishalla lart e me lart kosova

    • EffeKappa: 27/05/2019 22:52

      Ate shpresoj dhe une,por nga pala shqiptare spo shihet ndonje mirepritje te deklarates.Apo presin reagimin e fqinjeve??

    • Perimend e ka, ska arsye me pas dogan mes shqiperise me shqipnine.: 27/05/2019 22:33

      Kom

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para