Thaçi për Berishën: Krimineli kthehet në vendin e krimit

Thaçi për Berishën: Krimineli kthehet në vendin e krimit

Presidenti Hashim Thaçi i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha duke i kujtuar të shkuarën dhe rolin e tij në luftën e Kosovës.

Kohët e fundit edhe Sali Berisha ka bërë disa akuza të rënda ndaj jush. Dikur nuk ka qenë kështu. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Slobodan Milosheviçit. E kam falur këtë duke e shikuar si një gabim strategjik të një politikani dhe i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit.

Në maj të vitit 1999, kur ka qenë i izoluar nga shqiptarët dhe nga bota, unë e kam takuar sepse nuk kam dashur ta shpalli e ta trajtoj si armik apo si tradhtar. Kam vlerësuar gjithmonë se armiqësitë në mes vetë shqiptarëve janë më të rënda se vetë plumbat e Serbisë. Jam munduar ta respektoj atë në komunikimin tonë prej më shumë se dy dekadash.

Realisht, ai është sjellë mirë gjatë bashkëpunimit që kishim si kryeministra. Por fatkeqësisht, sot ai është kthyer në vendin e krimit dhe ka shkuar edhe më larg. Ndiej keqardhje për të sepse sot është shndërruar në një gërmadhë politike e shoqërore shqiptare. Fatkeqësisht, për të paska pasur shumë të drejtë Ibrahim Rugova që për vite të tëra nuk pranoi t’ia jepte dorën, dhe kështu qëndroi deri sa u nda nga jeta.

Megjithatë, unë nuk i quaj kurrë armiq apo tradhtarë njerëzit qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri,e që kanë mendime ndryshe nga unë. Përkundrazi. I dëgjoj dhe i respektoj të gjitha opinionet dhe i peshoj argumentet e secilës ide, pa marrë parasysh prej kujt vijnë.

Vetvetiu shtrohet pyetja – pse Sali Ramë Berisha nuk guxon të përmendë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Nexhat Dacin, apo zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së, që kanë folur për shkëmbim territoresh? Unë personalisht kam qenë dhe jam kundër një ideje të tillë.

E kush është ky patriot që na flet sot? Kur Berisha i bënte argat Sllobodan Milosheviçit, në vitet ‘92-‘95, unë me bashkëluftëtarët e mi e luftonim makinerinë vrastare të Milosheviçit, të njëjtën që ai e furnizonte me karburante, duke shkelur edhe sanksionet ndërkombëtare që i kishte vënë Perëndimi. Ky kontrabandist strehoi edhe kryekriminelin Arkan, duke i plotësuar të gjitha qejfet atij.

Vërtet ndiej keqardhje për të.

Ai është bërë krye-protagonist i përçarjeve brenda-shqiptare tash e tri dekada. Duket se ky ka qenë misioni i tij. Por tash është në gërhimat e fundit të tij. Kjo është trashëgimia e tij.

Kosova nuk ja bëri trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. As nuk i grabiti shqiptarët përmes fajdeve. Kosovës nuk mund t’i vihet faji as për 21 janarin apo për Gërdecin, apo mëkatet dhe aktet tjera kriminale. E sidomos Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e fushatës politike elektorale në Shqipëri.

Berisha u shpreh që ju duhet të dërgoheni në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, diçka që deri më sot e ka artikuluar vetëm presidenca , por edhe shërbimet serbe. Jeni dënuar në mungesë nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, me 10 vite burg, në të njëjtin gjykim me Adem Jasharin dhe Grupin e Drenicës. Keni ju drojë nga kjo Gjykatë, e ngritur veç të tjerash me miratimin tuaj?

Zoti Thano, e thatë edhe vetë në pyetjen tuaj se cilët janë ata që dëshirojnë të më godasin mua, pa zgjedhur mjete. E di që kam qenë dhe u mbes halë në sy të gjithë atyre që nuk ja duan të mirën Kosovës. Kam qenë lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam udhëhequr delegacionin kosovar në Rambouillet, kam shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe tash po i udhëheq proceset për konsolidim të plotë të brendshëm e ndërkombëtar të Kosovës. Sigurisht që gjatë këtij rrugëtimi kam bërë edhe armiq.

Sa për Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale, siç e quajmë më shpesh, ajo është një gjykatë e Kosovës, e krijuar nga institucionet e Kosovës. Armiqtë e shtetit të Kosovës kanë investuar shumë në përhapjen e të pavërtetave për Kosovën, duke bërë përpjekje për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së. Këto përpjekje do të dështojnë.(Dita)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 17/05/2019 09:47

    Thaci mbreme, me 16 maj 2019 ne KTV, perfndimisht shkurt e qart e vorrosi Berishen.Edhe pse ai ishte praktikisht per kosovaret i vdekur qe kur e kur.

    Përgjigju
  • adamo311: 13/05/2019 21:57

    qe te dy jane te "nivelit" te njejte, LEGENA KRIMINEL !

    Përgjigju
  • Gege kosova: 12/05/2019 12:16

    Nuk shkon antivlera kunder vleres,Antikombetarja kunder kombetares, tadhtari,kunder atdhetarit e clirimtarit.Nuk shkon as nuk duhet menduar, e le me te shkruhet e besideohet krahasimi I Berishes,shume ngetiv e pa ansje vlere positive komebatre, me Hashim Thacin.me nje biografi fund e krye kombetare,clirimtare,atdhetare, shteterore e diplomacy politike.Kjo eshte turpi politik,kombetar e historik.

    Përgjigju
  • botas: 12/05/2019 09:09

    Presidentin te marre me qera nga Serbia,te akuzuar nga drejtesia ne Hage ne situaten shume te veshtire ne te cillen gjindet,nuk duhet te merret per seriozisht.Ky njeri ka deshmue me qindra here se eshte genjeshtar,i pabese,injorant, dhe si i dushuar kryesore per atentat ndaj presidentit Rugova,dhe si rrjedhoj mos ja rritni vleren kur nuk ka kurfare vlere

    Përgjigju
    • Atdheu: 14/05/2019 06:09

      Na e thuaj tani në Gjuhën Shqipe mendimin tëndë ( Nëse e thua: "Unë mendoj, së paku njëri prind të shpëton nga sharja ) Hashim Thaqi ka ken student prorektor ( zgjidhet studenti me notë të lartë mesatare 9.50, si zëdhënës i Studentëve ...Larg Je ti nga këto gjëra...Po bëja vetes një shërbim mëso Gjuhën Shqipe edhe nëse nuk e ke gjuhë amtare. Kurrë Hashimi nuk ka ken i akuzuar nga Gjykata ndërkombtare në Den_Hague ( përpos nga injorantët si ti ( me të vogël i shenoj qelbësirat ) që në shekullin e internetit akoma shenjat e pikësimit nuk din si të i vejn. Ik ke delet o i mjerë...Vrit Veten, mos mer në qafë dikend të mbaj burg për ty ( Gjithnji me të vogël.) Turp të kesh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë