Thaçi për 'VOA'-n: Marrëveshja me Serbinë arrihet sivjet, ja mesazhi që më dërgoi Putin

Thaçi për 'VOA'-n: Marrëveshja me Serbinë arrihet sivjet, ja mesazhi që më dërgoi Putin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se arritja e një marrëveshje me Serbinë për kufirin është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën.

“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe Me Malin e Zi ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë.

Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”,- u shpreh Thaçi.

Sipas tij, Kosova duhet të shohë me largpamësi, të mendojë për të ardhmen, e në këtë linjë premtoi se ka marrë siguri nga Serbia për njohjen e Kosovës nëse definohet kufiri mes dy vendeve.

“Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim. Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.

Thaçi foli ndër të tjera për një marrëveshje të hapur që mund të kalojë edhe nëpërmjet një referendumi ndërsa vendimmarrja i mbetet Kuvendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 07/02/2019 10:05

    jane ngritur lugeter spiunet e serbise,ish komunsitet e titos,apo fare e keqe e tyre.Jane trimeruar dhe goxojne 5te krekosen edhe ndaj clirimtareve, ju fshiheshit ne bythe te grave tuaj,kur,si nga legjenda kriste pushka e topi I clirimtareve ndaj dhunes barabare e ortodoksizmit ortodoke serbe.Pushka e shpetoi kete hapesire shqiptare nga fanitja qe I kercxnohej.

    Përgjigju
  • Tradhetari: 07/02/2019 03:38

    Mos harro se jane kohe dhe situata krejt ndryshe nga ato te 99 ntes,po u more me Putinet mos harro se do ta hash me dhimbje te madhe.Asnje shtet nuk futet me ne lufte per bythen tende

    Përgjigju
  • Dani: 07/02/2019 02:43

    Veq kur ti falni gjysmen e kosoves atehere do e njoh serbia dhe rusia kosoven .

    Përgjigju
  • Arbër: 06/02/2019 21:15

    Ik ti me gjithë putinët tu dhe zhduku se nuk do arrin kurr qellimin e serbosllavis së madhe!

    Përgjigju
    • xreport: 07/02/2019 07:10

      perrrrr perrr na ruda na... ngadal ngadal eshte teme e rende per tu komentuar... shqiptaret nuk ndojne dot nje gardh jo mo kufij

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'