Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi Recep Tayyip Erdo?an, me rastin e zgjedhjes në postin e Kryetarit të Republikës së Turqisë.

"Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për Ju si Kryetar i sapozgjedhur i Republikës së Turqisë dhe urimet e mia më të mira për suksesin Tuaj tani kur po përgatiteni për të marrë përgjegjësitë dhe për t'i dalë ballë sfidave në krye të vendit. Republika e Kosovës gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që ju personalisht, qeveria dhe populli turk keni luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, si dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen Tuaj dhe për marrëdhëniet e ngushta mes vendeve tona", thekson kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi shprehet se "zgjedhja Juaj në postin më të lartë të Republikës së Turqisë do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.Ju shpreh dhe një herë urimet e mia të përzemërta. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. E mirëpres thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe popujve tanë"/ATSH/