Thaçi si Rama: I mundshëm
pajtimi i shqiptarëve e serbëve

Thaçi si Rama: I mundshëm<br />pajtimi i shqiptarëve e serbëve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë drejt normalizimit, në mënyrë që e ardhmja t'u rezervojë të dy vende paqen dhe fqinjësinë. 

Deklarata e Thaçit është bërë gjatë një takimi me 30 të rinj nga vende të ndryshme të botës të cilët vizituan Kosovën sipas programit nga YIHR-ja. 

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Thaçi, sipas një statusi në Facebook, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë do të jetë paqja dhe fqinjësia.

“E kaluara 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e mbushur përplot me armiqësi dhe urrejtje. Por, nga bashkëbisedimi që kisha sot me rreth 30 të rinj shqiptarë e serbë, shumë prej tyre të lindur pas luftës, u binda edhe më shumë se paqja dhe fqinjësia e mirë janë e ardhmja jonë, sepse edhe pajtimi ndërmjet dy shteteve dhe popujve është i mundshëm”, thuhet nga Thaçi.

Me gjithë dhimbjen e madhe, vazhdon më tej Thaçi duke përfunduar se “nuk guxojmë që të rinjtë tanë t’i lëmë peng të së kaluarës”.

Për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe foli disa ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Beograd. Deklarata e kryeministrit shqiptar u prit me kritika nga disa qarqe politike në Prishtinë dhe Tiranë. Por pavarësisht kësaj, krerët më të lartë politik në Kosovë pajtohen me qëndrimin e Ramës, ndërsa Presidenti Thaçi ka qenë ndër të parët i cili e sheh të ardhmen e rajonit dhe sidomos raportet shqiptaro-serbe si një moment kthese për të lënë pas të shkuarën konfliktuale.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar