Thaçi: Sundim ligji në veri, Daçiç:
Pavarësia është e papranueshme

Thaçi: Sundim ligji në veri, Daçiç: <br />Pavarësia është e papranueshme
NJU JORK - Sot, në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti më i ri i Sekretarit të Përsgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Moon, për zhvillimet në Kosovë në tre muajt e fundit, nga 16 tetori deri më 15 janar. Në diskutimin e sotëm, përveç pesëmbëdhjetë vendeve anëtare, morën pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimit që dy homologët patën në Bruksel në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi deklaroi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se nuk do të lejohet ‘Republika serbe’ në Kosovë. i vuri theksin që në veri të vendit duhet të sundojë rendi dhe ligji, ndërsa Serbia duhet të shpërbëjë strukturat ilegale. Ndësa nga ana e tij Daçiç tha se është i gatshëm për negociata duke theksuar se zgjidhja e problemit mund të vijë vetëm përmes dialogut. Megjithatë ai theksoi se Serbia nuk është gati për t’u poshtëruar dhe nuk është i gatshëm të pranojë standarde të dyfishta. Ai tha se Beogradi nuk do të dorëzojë sovranitetin dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij se pavarësia e Kosovës është e papranueshme.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit folën edhe përfaqësuesit e vendeve tjera anëtare, të cilët kryesisht theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy palëve në procesin e deritashëm.

THACI: ENDE TENSION NE VERI, SERBIA TE TERHIQET
Thaçi deklaroi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se nuk do të lejohet ‘Republika serbe’ në Kosovë. Ai vuri theksin që në veri të vendit duhet të sundojë rendi dhe ligji, ndërsa Serbia duhet të shpërbëjë strukturat ilegale. “I bëjmë tirrje Serbisë të eliminojë strukturat ilegale në veri. Thirrja jonë nuk është e vetmuar se mbështet dhe nga SHBA dhe vende të tjera”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën mbajtur para Këshillit të Sigurimit në OKB.

Duke u fokusuar në përpjekjet dhe diskutimet e vazhdueshme në kuadër të dialogut mes Prishtinës e Beogradit, Thaçi ftoi Serbinë të punojë për arritjen ë një marrëveshjeje, e cila sipas tij nuk do të shënojë humbës, por vetëm fitues për të dyja palët. “Jam i bindur se nëse Serbia punon për këtë, dialogu mes 2 palëve do të njohë vetëm fitues dhe asnjë humbës”, deklaroi Thaçi.

Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi theksoi se Kosova, edhe pse shtet i ri, është në zhvillim të vazhdueshëm dhe në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian.

E megjithatë, Thaçi solli në vëmendje situatën në veri të Kosovës, konkretisht në 3 komuna veriore për të cilat tha se vazhdon të paraqitet tension. “Situata në 3 komunat veriore vijon të paraqesë tension dhe situatë serioze që mund të destabilizojë situatën. 20 incidente janë shënuar në veri vetëm 3 muajt e fundit”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

DACIC: DUAM DENIM PER KRIMET E BERA NDAJ SERBEVE
Ndërkaq, në fjalën që mbajti më herët kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, duke iu referuar raportit të OKB tha se ende situata është e pasigurt për serbët në Kosovë.

“Sot janë bërë nëntë vite nga ngjarjet e marsit kur janë vrarë 19 persona, janë vrarë shumë serbë dhe janë spastruar shumë fshatra dhe janë shkatërruar shumë monumente përfshirë ato nën mbrojtjen e UNESK-s… Askush nuk është dënuar dhe ne duam që krimi të mos mbetet pa u dënuar”, tha Daçiç para Këshillit të Sigurimit.

Zgjidhja e kësaj situate, sipas Daçiç është dialogu mes Prishtinës e Beogradit. "Duam që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Në Bruksel kemi biseduar për shumë çështje. Nikoliç është takuar me Jahjagën dhe kjo dëshmon se qëndrimi politik i Serbisë respekton ndryshueshmirën në Kosovës sipas rezolutës 1244”, tha Daçiç.

Më tej kryeministri i Serbisë deklaroi se, pavarësisht të gjithave Serbia është e vendosur në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian. “Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet në rajon për të hyrë në Bashkimin Evropian. Republika e Serbisë ka politikë të bazuar në kompromis dhe respekton të drejtat e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë”, u shpreh Daçiç.

RAPORTI I BAN KI-MOON

Në raportin e rregullt tremujor për Kosovën, sekretari Ban Ki-Moon shprehet se liderët e të dyja palëve i kanë hyrë një ‘procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim zgjidhjen e çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.”

Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se ‘megjithëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një ‘sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar.’

Para raportimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon e ka cilësuar dialogun Kosovë–Serbi si proces sfidues por edhe të rëndësishëm politik

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset