KOSOVE- “Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Ky ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi pas vendimit të Gjykatës së Hagës që ish-kryeministri ramush haradinaj të mbrohet në liri.
“Ne vazhdojmë të besojmë se vendimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës, për akuzat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, do të jetë në përputhje me bindjen tonë, dhe ata do të lirohen” ka theksuar në reagimin e tij kryeministri kosovar Hashim Thaçi.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com