Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e përshëndet "vizitën historike të Papa Françeskut në Shqipëri dhe shpreh mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëjë vizitën e tij të parë në Tiranë".

"Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, qe duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t'u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit", thekson Thaçi.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës u dërgon "urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, që nesër do ta kenë mysafir në shtëpitë e tyre liderin e tyre shpirtëror".ATSH/