PRISHTINË-Zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar rezultatin zgjedhor të 8 qershorit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, deklaroi të premten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar zhvillimet aktuale në procesin e ndërtimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.
"Unë vazhdoj të ritheksoj këtë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, zgjedhje të lira, demokratike, transparente, dhe shembull edhe për krejt rajonin. Natyrisht, pas këtij procesi, spektri politik kosovar u ballafaqua me sfida që tanimë janë të tejkaluara dhe të qarta në kuptimin kushtetues dhe ligjor, pra zgjidhja duhet të jetë në përputhshmëri me rezultatin zgjedhor të 8 qershorit, të respektimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese", thekson Thaçi.
Ai fton të gjithë liderët politikë që të gjejnë vullnetin e mirë, për t'u ulur për të diskutuar, dhe për të komunikuar, dhe duke komunikuar të gjejnë zgjidhjen që është në interes të vendit, në interes të qytetarëve, që garanton qeveri të qëndrueshme, efikase, të funksionimit të standardeve evropiane, që i hap vendit një perspektivë euroatlantike, zhvillimore, të rendit dhe të ligjit.
"Dhe, natyrisht kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet vullnetit të mirë. Unë i ftoj që të takohemi, të bisedojmë të gjejmë zgjidhjen përmes marrëveshjes. Nuk ka marrëveshje pa komunikim, dhe komunikimi është baza e demokracisë së një vendi", shprehet kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së.
Ai kujton se, kemi pasur situata jo të këndshme edhe në të kaluarën ndonjëherë, por gjithmonë jemi ulur dhe kemi diskutuar, dhe kemi gjetur zgjidhjen në të mirë të vendit dhe të shoqërisë.
"Ndërtimi i institucioneve tanimë nuk është vetëm çështje e një adrese politike, por është edhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik kosovar. Natyrisht, është mirë që të kemi edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", thekson Thaçi./ATSh/
/Shqiptarja.com