Në fshatin Shullaz të Kurbinit, toka bujqësore nuk po jep rendiment. Të mbjellat e stinës janë tharë për shkak të mungesës së ujit vaditës.
"Ky është mistri që e ke mbjell me zor na ka shkuar 250 mijë lek dhe nuk po jep rendiment. Siç e sheh dhe vetë nga mungesa e sistemit të vaditjes gjithçka këtu ka mbaruar. Mezi po sigurojmë bukën e gojës", thanë fermerët.
Fermerët thonë se kjo situatë është e përvitshme, pasi sistemi vaditës është jashtë funksioni dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes. Fermerët e Shullazit kërkojnë ndërhyrje, pasi jetesa e tyre është e varur me sektorin e bujqësisë.
"Kjo parcelë ka 30 vite pa pikë ujë. 30 vjet pa misër, pa jonxhë, pa asnjë prodhim bujqësor, po të kishte ujë do të merrja 30 kuintal misër, tani marr vetëm 7 kuintal", tha një tjetër fermer.
Në Bashkinë e Kurbinit janë mijëra hektarë tokë bujqësore pa vaditje, duke penalizuar shumë fermerët të cilët për shkak të kësaj situate po detyrohen të heqin dorë nga bujqësia.
Boni shpime per interesat tuaja qe te keni uje per vaditje!se kanalet ujitse i kthyet me vila,servise,magazina! Tani kerkoni ujin nga shteti qe shte nuk ju ka faj per prishjen e kanaleve dhe e uzinave e fabrikave.
Përgjigju