Pas publikimit në Report tv për tharjen e lagunës së Nartës ka ardhur edhe reagimi i Agjensisë së Administrimit të Zonave të Mbrojtura.

Në një intervistë dhënë për Report tv Lorela Lazaj drejtoresha e këtij institucioni u shpreh se tharja e kënetës ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.
Ajo thotë se tharja e kënetës nuk ka sjellë asnjë dëm në gjallesat ujore.
 
“Problemi me lagunën  ka qënë kryesisht i lidhur me mungesën e precipitimeve dhe mungesën e reshjeve gjatë muajit korrik dhe temperaturat e larta. Furnizimi i lagunës  me ujë varet nga dy kanalet  e Dalanit që e lidhin lagunën  me Adriatikun. Tharja është një proçes natyror që nuk ndodh nga ndonjë ndërhyrje njerëzore është fenomen që ndodh nga thatësira” shprehet Lazaj.
 
Lidhur me pretendimin e peshkatarëve që një subjekt privat furnizohet nga laguna me ujë, Lazaj shprehet se është brenda ligjit dhe se në raste të caktuara ky subjekt është me leje për t’u furnizuar me ujë.

[gallery]22929[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com