Thatësira e madhe e shoqëruar me temperatura ekstreme po shton ndjeshëm kostot e importit të energjisë, në kushtet kur konsumi vetëm rritet. Për shkak se kërkesa e nuk po mbulohet me prodhim vendas, pasi niveli i kaskadës së Drinit ka rënë, KESH po blen energji për çdo javë.
Në ankandin e fundit për blerje energjie për datat 19 deri më 25 gusht, KESH ka blerë 42 mijë megavat energji elektrike, me çmim 135.3 euro një megavat. Ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar deri më tani, pasi në korrik në një ankand energjia u ble me 148 euro/megavati.
Për një javë furnizim, janë shpenzuar 5.6 milionë euro. Fatura e energjisë sa vjen dhe rritet, pasi vetëm për muajin gusht sipas të dhënave janë blerë 177 mijë megavat orë energji elektrike, me çmim 22.7 milionë euro. Kjo shifër është dyfish më e lartë se fatura e muajit korrik që ishte 11,2 milionë euro energji e blerë. Ndërkohë që nga nisja e ankandeve të blerjes së energjisë në mes të muajit qershor e deri më tani për të blerë 358.2 mijë megavat orë energji janë shpenzuar 43.8 milionë euro.
Për të shmangur importet e kushtueshme të energjisë KESH planifikon të vërë në punë termocentralet lundruese që ndodhen në Triport në Vlorë brenda muajit shtator, pasi hapi tenderin për të blerë lëndë djegëse pak ditë më parë.
Report TV ka mësuar se dy gjeneratorët termikë e kanë kaluar edhe fazën e testimit 72-orë që nisi më 15 gusht, dhe tashmë pritet të ri-ndizen për të prodhuar energji elektrike.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5738
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prej 2 vitesh presin në bregun e Vlorës, gati të ndizen TEC-et lundruese! Importi i energjisë në verë rriti shpenzimet, KESH tender për 21 mijë tonë lëndë djegëse
9 Gusht, 16:08
-
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
19 Prill, 14:38
-
12 vite i fikur, ende pa datë për ndezjen e TEC-it të Vlorës
6 Mars, 14:06
-
Raporti konfidencial: Kushtoi 130 milionë euro, si u la të degradohej vetëm për 13 milionë euro TEC-i i Vlorës
5 Mars, 11:13
-
Shtyhet seanca për TEC-et lundruese në Triport të Vlorës, kërkohet anulimi i lejeve dhe licencës për prodhim energjie
29 Janar, 11:14
-
Tepricat e ujit në HEC-in e Komanit do dërgohet në Fierzë! Në shkurt hapet thirrja, 2 mijë panele të tjera diellore për familjet
8 Janar, 14:57
-
PD akuza qeverisë për TEC-et në Vlorë: KESH aferë me energjinë, abuzime në kurriz të taksapaguesve
27 Shtator 2023, 13:46
-
''Tigri 1'' dhe ''Tigri 3'', historia e dy TEC-eve lundruese në Vlore që hanë 68 milionë dollare pa prodhuar ende asnjë grimcë energji
3 Prill 2023, 14:55
-
Raporti KLSH/ KESH përshkallëzoi krizën, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, importi i energjisë elektrike u rrit me 156%, qeveria dha 165 milionë euro për të evituar kolapsin
20 Mars 2023, 16:50
-
TEC-et lundruese në Vlorë, ‘Rithemelimi’ akuza qeverisë: Janë kthyer si inceneratorët! Na kushtojnë 90 mijë euro në ditë, por nuk prodhojnë energji
9 Mars 2023, 15:54
-
TEC-et lundrues në Vlorë, ERE shtyn vendimmarrjen, seancë dëgjimore me palët
25 Shkurt 2023, 15:50
-
Kriza e energjisë, KLSH: Kaskada e Drinit është keqmenaxhuar, qindra milionë euro 'avulluan' për importe
15 Shkurt 2023, 08:03