Thatësira ka bërë që në Liqenin e Fierzës niveli i ujit të bjerë ndjeshëm, edhe pse në Kukës, ditë më parë pati reshje shiu. Pamjet tregojnë se po vijon ulja e nivelit të ujit në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend. Kjo për shkak edhe të rënies së prurjeve dhe vënies në punë të hidrocentralit të Fierzës.
KESH ka përditësuar të dhënat dhe shifrat për HEC-in e Fierzës, ku sipas publikimit të fundit prurjet natyrore në Liqenin e Fierzës janë 50 m3/s ndërsa kuota shënon 275.67 metra mbi nivelin e detit. Kujtojmë se niveli në liqenin e Fierzës përgjatë 6 muajve të parë të vitit ka qenë nën mesataren historike, teksa muaji mars shënoi nivelin më të ulët për këtë vit. Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në muajin mars niveli në liqenin më të madh të Kaskadës së Drinit arriti në 260.67 m, nga 279.82 m që është mesatarja historike.
Ndërkaq, në periudhën prill – qershor niveli ka pësuar rritje, por gjithsesi duke mbetur nën mesataren historike. Paralelisht, referuar të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, edhe gjatë gushtit tendenca është në rënie, duke qenë se në datën 15 gusht niveli ishte 278.62 m, nga 281.48 m që ishte ne fillim të këtij muaji.
Ndërkohë që, pak ditë më parë KESH vendosi të shfrytëzojë prodhimin vendas për të sigurimin energjisë, çka sugjeron për një rënie të mëtejshme të nivelit, në rast të një situate jo të favorshme hidrike. KESH informon se Rezerva Energjetike në tre HEC-et në kaskadën e
D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35
-
Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Kukës! Fierza në ‘krizë’ për ujë
22 Nëntor, 12:35
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor, 15:07
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor, 17:01
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26