Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara. Studimi është kryer nga Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore ndërsa është publikuar edhe nga media prestigjoze "The Economist".

Në raport shihet se Shqipëria ka lënë pas Turqinë si dhe vendet e rajonit si Serbia. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore mat tregues të tillë si fuqia parandaluese ndaj patogjeneve, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive , reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, sistemi shëndetësor adekaur për të trajtuar të sëmurët, pajtimi me normat ndërkombëtare, rreziku i përgjithshëm ndaj kërcënimeve biologjike.

Sa i takon specifikave si zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive Shqipëria është renditur në vendin e 25 duke lënë pas vende si Austria Kroacia, etj.

Të dhënat janë mbledhur The Economist Intelligence Unit, botimi më prestigjoz sot në botë në analizën e politikave globale në fusha të ndryshme. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) është një studim i cili vlerëson dhe krahason sigurinë shëndetësore në 195 vende të botës. Ky Index I realizuar në vitin 2019 nga Nisma ndaj Kërcënimeve Bërthamore, Qendra për Sigurinë Shëndetësore, Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg si dhe The Econiomist.