The Guardian: Bunk’Art, çmenduria
e diktaturës e kthyer në muze e art
The Guardian i ka kushtuar një shkrim të veçantë Bunk’Art-it, duke theksuar kthimin në vende turistike të çmendurive të diktaturës komuniste që mbajti Shqipërinë të izoluar për gati 50 vite. Bunkeri i hapur për publikun hedh dritë mbi historinë e komunizimit të egër të Enver Hoxhës. Prestigjozja 'The Guardian' shkruan së nëse vendosni të shkoni në Shqipëri ju do të merrni një ide të asaj çfarë shqiptarët kanë jetuar në 50 vite komunizëm.
The Guardian i ka kushtuar një shkrim të veçantë Bunk’Art-it, duke theksuar kthimin në vende turistike të çmendurive të diktaturës komuniste që mbajti Shqipërinë të izoluar për gati 50 vite.
Bunkeri i hapur për publikun hedh dritë mbi historinë e komunizimit të egër të Enver Hoxhës. Prestigjozja 'The Guardian' shkruan se nëse vendosni të shkoni në Shqipëri ju do të merrni një ide të asaj çfarë shqiptarët kanë jetuar në 50 vite komunizëm.
Bunkerët ishin ndërtuar nga Hoxha për t’i bërë ballë pushtuesit. Kuratori i Bunk’Art,
Carlo Bollino në një intervistë për 'The Guardian' shprehet: ‘
’Ne shpresojmë të ndihmojmë shqiptarët të pajtohen me historinë dhe të kaluarën e tyre’’. Nuk mund të ketë ndërgjegjësim të së tashmes, dhe besim në të ardhmen pa e njohur tokën ku janë rrënjët e tua.’’ Bunk’Art u ndërtua në periferi të Tiranës për të strehuar Hoxhën dhe miqtë e tij në rast sulmi. Tashmë hyrja për ta vizituar si muze, kushton vetëm 300 lekë ose 1.7 paund.
Disa nga dhomat e Bunk’Art janë përdorur për të treguar historinë e diktatorit përmes fotografive, objekteve dhe dokumenteve. Në zemër të bunkerit është një sallë e Kuvendit, e projektuar për qeverinë e Hoxhës, por që tani përdoret për koncerte të xhazit.
Bunk’Art shumë shpejt do t’i bashkohet pikave të tjera ‘’sekrete’’ të cilat do të jenë të hapura për turistët. Mes tyre është edhe 'Shtëpia e Gjetheve' një vilë e fshehur nga pemët, e cila ndodhet në qendër të Tiranës. Ajo ka qenë strehë e përdorur nga policia sekrete gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës dhe do të hapet vitin tjetër.
The Guardian e mbyll shkrimin e saj sërish me bunkerët që ndodhen në Sheshin 'Skëndërbej', ku këto konstruksione lidhen me ministritë që ndodhen në shesh.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16