The Guardian : Rita Ora po përparon me shpejtësi

Lajmet për Rita Orën kohëve të fundit po fillojnë të jenë të bezdisshme, por dalja e saj në "The Guardian" nuk lë shumë për të dëshiruar. Tim Jonze, gazetar i kësaj medieje prestigjioze e i cili gjithmonë merret me kritikën dhe tendencat e fundit të muzikës mbarëbotërore, i ka kushtuar një faqe Orës, duke e quajtur si një vajzë karizmatike e cila "tmerrësisht” shpejt po përparon në muzikën e kohës, dhe kjo nuk po i kushton më një mund të madh, si ndodh tek të tjerët". "The Guardian" e përshkruan Ritën si vajzën të cilën mund ta identifikoni shumë lehtë: me një masë të çoroditur flokësh prej biondeje magjepsëse. "Ajo dikur adhuronte Spiceworld dhe Celine Dion, ndërsa edhe sot mban një bluzë klasike me fytyrën e Dion. Ora nuk harron të tregojë edhe krenarinë e saj prej kosovareje. "E kam thënë dhe vazhdoj ta them se vij nga Prishtina dhe jam krenare. Bukuroshja ka nxjerr së fundmi në treg edhe këngën ‘How We do”, e cila është pritur mirë nga publiku.
Su/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave