Prestigjozja britanike “The Guardian” ka sulmuar UEFA-n duke u shprehur se ndaj Serbisë pavarësisht incidenteve të shkaktuara në fushë nga tifozët, nuk është marrë ndonjë masë e ashpër. Ajo kritikon vendimin e UEFA-s, pas sipas saj ndërsa Serbia gjobitet dhe detyrohet të luaj dy ndeshje jashtë, dënimin e vërtetë e merr Shqipëria.
Në shkrimin e Owen Gibson, “The Guardian” ka vënë në dyshim fjalën e kreut të UEFA-së në një aktivitet në fillim të këtij viti ku u shpreh se "Politikanët duhet të merren me politikën por sporti duhet të jetë një vend i vëllazërisë që bashkon njerëzit".

Duke analizuar vendimin e sotëm të UEFA-s, përshkruhet lufta në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanit më 14 tetor. Tregohet për lëndimin e futbollistëve shqiptarë dhe mos gatishmëria nga ana e Serbisë për të mbajtur rendin në stadium.
"Kishte banera që vlerësonin kriminelët e luftës dhe u kënduan këngë si "Vrisni shqiptarët" dhe "digjni, digjini ata të gjallë derisa asnjë prej tyre të mos mbetet i gjallë'. Paraqitja e njohur e huliganit Ivan Bogdanov në turmë shihet si simbol i mungesës së dëshirës ose mos aftësisë së autoriteteve serbe dhe policisë për sigurimin e lojës dhe kujton lidhjet e ngushta në mes të Beogradit dhe Arkanit në regjion në fund të 90've", shkruan Guardian.
"Nuk ka dyshim se të dyja palët kishin faj. Por derisa Serbia do të përballet me humbjen e të ardhurave nga të dy ndeshjet në shtëpi me dyer të mbyllura, Shqipëria e mori dënimin më të madh sportiv".
Ndërkohë thuhet se Shqipëria ka gjasa të mira për kualifikim dhe shtrohet pyetja se si do të veprojë UEFA me ndeshjen e kthimit në Shqipëri vitin e ardhshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mediat e huaja habiten dhe reagojnë për vendimin e UEFA