“The Guardian”, Vila e diktatorit Enver Hoxha duhet të rikonceptohet për tu kthyer në një hapësirë publike

“The Guardian”, Vila e diktatorit Enver Hoxha duhet të rikonceptohet për tu kthyer në një hapësirë publike

Sipas prestigjozes The Guardian, vila e Enver Hoxha në qendër të Tiranës, dikur e izoluar dhe survejuar nga shërbimi i fshehtë, do të duhet të jetë e hapur për publikun.

Sipas Shaun Walker, autor i shkrimit, gjatë gjithë periudhës komuniste, vila, si pjesë e Bllokut, një lloj kremlini i vogël, ishte e izoluar nga pjesa tjetër e kryeqytetit.

Sot, Blloku është zona më e larmishme e Tiranës, e mbushur me bare, lokale nate dhe restorante, por brenda jetës dinamike qëndron e heshtur, e paprekur dhe e mbyllur për publikun, vila e diktatorit.

Në reportazhin e tij nga Tirana, Walker shkruan se Shqipëria sot po përpiqet të hyjë në Bashkimit Europian, dhe pas shumë vitesh diktature, njerëzit preferojnë të harrojnë më shumë sesa të heqin dorë nga e kaluara.

Brenda vilës, muret janë të zbukuruara me artin e realizmit socialist, ndërkohë që dhomat e tjera janë të pajisura me televizorë të prodhuar nga shqiptarët, ku Hoxha dhe gruaja e tij, me raste, shihnin pamjet video të torturave dhe marrjes në pyetje të të akuzuarve si kundërshtarët politikë.

Dyert e shumta të dhomave janë me mbështjellës për tu mbrojtur nga zjarri, ndërsa në bodrum ka një derë shpëtimi që të çon në një tunel, nëpërmjet të cilit Hoxha paranojake mund të ikte në rast sulmi.

Sipas autorit, për Edi Ramën, mbajtja e shtëpisë në gjendjen aktuale “është shumë e papërshtatshme”

Të tjera ndërtime që simbolizojnë regjimin e Enver Hoxhës janë tashmë të ritrajtuara dhe janë kthyer për përdor publik.

Ish ndërtesa e Sigurimit është tani një muze ku kushdo mund të shoh mënyrën e punës së informatorëve dhe mënyrën e përgjimeve gjatë periudhës së komunizmit.

Hoxha kishtendërtuar rreth 168,000 bunkerë betony, një ide që ai e mori pas një vizite në Korenë e Veriut.

Bunkeri më I madh, në periferi të Tiranës, është i zhvilluar në pesë katë nëntokësorë, me mure të shumta e të trashë për ti bërë ballë kontaminimit radioaktiv. Prej dy vitesh bunkeri është kthyer në muze dhe I hapur për publikun.

Një tjetër symbol I diktaturës është Piramida e madhe në qendër të Tiranës, pranë zyrës së kryeministrit. Piramida nisi degradimin pas rënies së komunizmit dhe pasi shërbeu si strehë për refugjatët e luftës së Kosovës në vitin 1999.

"Kjo ndërtesë përfaqëson tranzicionin tonë", thotë Erion Veliaj, kryebashkiaku energjik i Tiranës, i cili nisi një projekt për transformimin e qendrës së qytetit deri në vitin 2030. "Piramida është një ekspozitë metaforike e asaj që kemi përjetuar, piramida e një njëriu paranojak, e lavdisë dhe ambicjeve komuniste. Tani është koha e duhur që piramida duhet të ketë rilindje dhe të përputhet me rilindjen e qytetit".

Firma holandeze arkitektonike MVRDV ka bërë plane për rikonceptimin e piramidëns, duke ruajtur strukturën origjinale. Veliaj tha se priste që projekti të përfundonte deri në fund të verës.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se kishte specifikuar se projekti duhet t'i lejonte njerëzit të ngjiteshin në pjesën e jashtme të piramidës, si një lloj asocimi për rininë e Tiranës në vitet pas rënies së komunizmit.

Hoxha udhëtonte rrallë dhe e kalonte shumicën e kohës duke pirë duhan në vilën e tij, të cilën ai e “ndau” me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dhomat e të cilëve ishin zbukuruar me motive kuajsh dhe palmash.

Një nga tiparet më të rëndësishme të shtëpisë së tij është predominimi i librave, me mijëra vëllime të rregulluara në rafte në shumë dhoma. Hoxha ishte një lexues i pangopur dhe çdo vit ai kontrollonte katalogët botues të Parisit për të porositur shumë libra, nga historia marksiste e deri te  zakonet seksuale të qytetërimeve të lashta. Kjo ishte në kontrast të fortë me popullsinë, të cilëve u ishte ndaluar të lexonin pjesën më të madhe të literaturës së shekullit të njëzetë.

Edi Rama, i cili ishte student i artit në vitet 1980, kujton se një përjashtim ishte Leaves of Grass I Walt Whitman, i cili ishte klasifikuar gabimisht si një libër bujqësor dhe ishte i miratuar nga censori.

"Më kujtohet se kishte pesë kopje në fakultetin e bujqësisë dhe nuk mund të besoj se sa qarkullonin të tjera", tha ai.

Rama tha se shtëpia ka një "faktor wow" dhe se do të ishte e rëndësishme të mbahet e tillë  derisa është më në fund të hapet për publikun.

"Nëse fshihet gjithçka dhe plotësisht, nuk do të ishte gjë e mirë. Është e rëndësishme që fantazma e tij të jetë brenda. Unë mendoj se ambjentet e vilës mund të jenë ekspozita moderne të artit, mund të shërbejnë për biseda mbi letërsinë apo politikën e jashtme, të gjitha gjërat që Hoxha do ti kishte përçmuar. Ideja ime është që për këto evente të shërbejë kati përdhesë ndërsa katet e sipërme do të transformoheshin në një pension luksoz

Në planet arkitekturor të Kryeqytetit, ende nuk ka një monument për viktimat e Enver Hoxhës. Blendi Fevziu, një gazetar televiziv, autor I biografisë së Hoxhës, libri më i shitur në historinë moderne të Shqipërisë, tha se kishte planifikuar të fillonte së shpejti një fushatë për të ndërtuar një monument për 5,000 shqiptarë të ekzekutuar dhe varret e të cilëve ende nuk janë gjetur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje