'The Mirror': Shqipëria në krye të destinacioneve të sugjeruara për 2024-n

'The Mirror': Shqipëria në krye të destinacioneve të sugjeruara për 2024-n

Porti i Sarandës, Shqipëri

Pothuajse gjysma 47% e pushuesve kanë planifikuar të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, dhe ndërsa britanikët po çmenden me rezervimet këtë fundjavë, ne ju sugjerojmë disa nga destinacionet kryesore për vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja britanike “The Mirror”.

Viti i Ri, lista e re e dëshirave për udhëtime!  Por, cilat destinacione do të zbulojnë udhëtarët në vitin 2024?

Sipas hulumtimit të shoqatës së udhëtimeve në Britaninë e Madhe ABTA, pothuajse gjysma (47%) e pushuesve po planifikojnë të vizitojnë një qytet apo vendpushim të ri këtë vit, ku katër nga 10 (41%) zgjedhin të shkojnë në një vend ku nuk kanë qenë më parë.

“E shtuna e parë e janarit, e njohur në industrinë e udhëtimeve si ‘E shtuna me diell’, është një nga ditët më të ngarkuara të vitit për turistët që rezervojnë dhe kërkojnë të përfitojnë nga ofertat në këtë periudhë të vitit”, tha Graeme Buck, drejtor i Komunikimit i ABTA-s.

“Shumë njerëz janë në kërkim të sugjerimeve të reja se ku të shkojnë, kështu që ekipi ynë i ekspertëve në ABTA ka rekomanduar një listë të destinacioneve me te mira për t’u vizituar, të cilat ofrojnë përvoja të ndryshme dhe të paharrueshme në mbarë globin”, shtoi ai.

“Disa janë të panohura dhe të gjitha ia vlen të vizitohen. Destinacionet shfaqin gamën e mahnitshme të përvojave që bota jonë ofron për pushuesit”, theksoi ai.

“Ne kemi bërë një përzgjedhje të pikave më të nxehta turistike për t’ju hapur oreksin udhetareve për 12 muajt e ardhshëm…”, tha drejtori i ABTA-s.

Shqipëria

Pushuesit e zgjuar po zbulojnë këtë destinacion piktoresk, miqësor dhe me vlera, i cili ofrohet gjithnjë e më shumë nga operatorët turistikë në Britaninë e Madhe.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është kozmopolit me muzetë interesantë.

Qyteti i dytë më i madh në vend, Durrësi ofron një amfiteatër romak dhe bukuri të tjera arkeologjike, ndërsa zona e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra shfaq pasuri arkitekturore.

Shumica e britanikëve do të shkojnë në Rivierën Shqiptare. Saranda ofron plazhet dhe resortet më të bukura me çmime të përbllueshme.

Në brendësi shfaqen liqenet e Shkodrës dhe Bovillës dhe gjithashtu mund të zbuloni malet e Parkut Kombëtar të Thethit.

Ushqimi shqiptar përmban pjata të shijshme dhe të shëndetshme mesdhetare./ ATSH

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 06/01/2024 12:36

    shqiperia eshte nje vend i piset,,,nuk mund te jete nje vend i piset destinacion turizmi,,,kur te pastrohet ,,,kur te kete cdo qytet i madh incenerator,,kur te kete deboratore....kur te kete rrjet modern autostradash,,kur te kete uje,drita,,kanalizime 24 ore...ndoshta...a e keni pare rrugen tirane -durres nga ana e ndroqit,,,a mund te themi qe jemi nje vend i bukur .me kete rruge..ajo eshte nje turp...

    Përgjigju
    • Ylli fikur: 07/01/2024 15:56

      Ylli pa drite. Ti mo u bo merak cke ti. Aty po flitet per te huajt qe dun te vijn. Ti me Siguri do jesh mire refugjat tu shiku betonin e llacin me qetsi. Ca do shqipri ti rri ne gjermani e ha wuster mo hajde shqipri. Bej plazh buze kanaleve atje, ku ka me mire. Na le ne gjynafqarve te rrim pak breg detit nga halli. Se per qe f dhe ne te kanali me ty po hajde mo porrim dhe ket vit breg detit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona