"The New Republic": Berisha
autoritar si presidenti kongolez

autoritar si presidenti kongolez">
TIRANE - Një shkrim në revistën amerikane “The New Republic” përshkruan fushatën elektorale të vitit 2005 të Berishës, e cila u udhëhoq nga konsulenti Stuart Stevens, aktualisht udhëheqës i fushatës së kandidatit për president Mitt Romney. Revista e portretizon Berishën si një figurë autoritare e cila ka alarmuar grupet e të drejtave të njeriut ndërsa e krahason me presidentin kongolez Kabila. Në shkrim thuhet se fushata e vitit 2005 e udhëhequr nga Stuart u luaj pisët dhe se pati edhe kërcënime, siç është rasti ndaj Erjon Veliajt. Stevens iu sugjerua Berishës nga biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç.

“Kam një ekip shumë të mirë konsulentësh tepër të suksesshëm e me eksperiencë të jashtëzakonshme, e disa sidomos janë sprovuar me gara zgjedhore në mbarë botën”. Kështu është shprehur kandidati republikan për president në Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney gjatë takimit për mbledhje fondesh ne Boka Raton, ku sulmoi 47% të amerikanëve që mbështesin presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obamën.

Ndërsa këto komente ishin në vëmendjen e vendit, revista amerikane “New republic” trajton një pjesë të deklaratës së kandidatit republikan.

“Njerëzit në SHBA bëjnë gara në të gjithë botën, në Armeni, në Afrikë, në Izrael," tha ai. "Ata bëjnë këto gara elektorale dhe shohin se cila reklamë funksionin dhe se ci;at procese shkojnë më mirë, kështu ne kemi ide për atë që do të bëjmë gjatë rrjedhës së fushatës." “Do jua tregoja edhe ju, thotë Romney, por nëse e bëj, më pas më duhet tju vras”.

Për kandidatin republikan, kjo deklaratë lidhej drejtpërdrejtë me Stuart Stevens, konsulenti i tij strategjik gjatë fushatës elektorale.

Në një profil për Stevens në “Politico”, të publikuar në muajin gusht, thuhet se Stevens ka punuar në Kongo e Shqipëri. Por aty nuk përmendej emri i liderit dhe që ai i ka udhëhequr fushatën elektorale. Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe presidenti kongolez, Joseph Kabila, figura autoritare të cilat kanë alarmuar grupet e të drejtave e njeriut.

Sipas revistës amerikane “The New Republic”, niveli i përfshirjes së Stevens në fushtatën e Berishës dhe presidentin kongolez kabila është evident përmes profilit LinkedIn i Joel Frushone, një ish-drejtues i firmës konsulente “Stevens & Schriefer Group”.

Aty thuhet se firma menaxhonte pothuajse çdo aspekt të fushatave të tyre zgjedhore (të Berishës dhe Kabila), duke filluar që nga fushata mediatike, mbledhja e fondeve, kërkime thelbësore për opozitën, strategjitë e taktikat politike, pothuajse të njëjtat shërbime që Stevens i ofronte edhe Romneyt.

Sipas burimeve konfidenciale, revista “The Neë Republic” i referohet në këtë rast një personi të brendshëm të fushatës elektorale të Sali Berishës në vitin 2005, ka qenë biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç ai që i ka rekomanduar Kryeministrit Stevensin. Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përshkruan Fazlliç, si një njeri “të errët”. Departamenti i Shteti thotë më tej se Stevens ka punuar shumë afër me Berishën në fushatën elektorale dhe se ka marrë mbrojtje të paligjshme nga qeveria e tij. Për të është shkruar edhe në shtypin e Evropës Lindrore ku u përhapën thashetheme se ai mund të kishte lidhje me mafien, fakt të cilin Stevens nuk pranonte ta komentonte.

Ndërkaq, Stevensit iu bashkua në Shqipëri një shoqërues nga grupi BGR me seli në Uashington, dhe amerikanët e kishin vendosur punën për ta: Imazhi i Berishës kishte nevojë për një rehabilitim serioz. Qeverisja e tij e mëparshme mbi Shqipërinë kishte përfunduar në një katastrofë surreale, pothuajse apolitike.

Menjëherë pasi mori udhëheqjen e fushatës elektorale të Sali Berishës në vitin 2005 Stevens dhe specialistët e grupit BGR vendosën të përpilonin një platformë të bazuar kryesisht në metoda për të reduktuar korrupsionin.

Artikulli i “The New Republic” vijon më tej duke folur për prezantimin në “Hotel Sheraton”, i cili ishte raportuar në një gazetë të vendit tonë, Stevens insistoi ta cilësonte Berishën si një person që mëshironte vlerat amerikane ashtu si George W. Bush. Berisha nga ana e tij nuk tha se Stevens është “magjistari i fushatës së tij” dhe se ai dhe Stevens punojnë sëbashku si “binjakë siamezë.”

Revista amerikane përmend më tej edhe një figurë të opozitës shqiptare, konkretisht Erjon Veliajn, i cili pak para zgjedhjeve tha se Stevens ka luajtur pisët përgjatë gjithë fushatës elektorale. Veliaj tha se kishte marrë një telefonate kërcënuese nga një prej konsulentëve të Berishës. Në atë kohë, sipas revistës amerikane, Veliaj nuk e identifikoi se kush po e kërcënonte, ndërsa sot ai thotë se ishte pikërisht Stevens.

Veliaj rrëfen më tej se Stevens u tërbua dhe se kërkoi publikimin e rezultateve të një sondazhi nga Gallup International ( i cili ishte porositur nga ambasada britanike dhe asaj holandeze). Sipas sondazhit të papublikuar, Berisha qëndronte me rezultate tepër të ngrushta me kandidatit konkurrent, fakt i cili nuk i pëlqente Berishës. Sipas Veliajt, Stevens tha se do të përdorte influencën e tij në Uashington për t’i hequr vizën nëse Veliaj këmbëngulte me publikimin e sondazhit. "Ai më zuri ngushtë si një mashtrues," thotë Veliaj.

Në vijimësi të artikullit në revistën “The NewRepublic” thuhet Berisha i fitoi zgjedhjet e vitit 2005 me një diferencë prej 5 përqind, por monitorët nfa OSBE i quajtën zgjedhjet “zhgënjim”, duke shtuar se ai dështoi në përmbushjen e standardeve për shkak të problemeve serioze të blerjes së votës dhe dhunës nga ekstremistë të të dyja palëve.

SHKRIMI I PLOTE NE REVISTEN AMERIKANE "THE NEW REPUBLIC"

Redaksia Online


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet