Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Sali Berisha

Sali Berisha, në konferencën e zakonshme të së premtes kur u pyet përsëri për primaret, tha se do t’ju njoftojmë shpejt(edhe pe nuk ka kohë), ndërkohë përmendi më shumë se dy herë negociatat me mazhorancën.

Negociata, që nuk i sqaroi, edhe pse për publikun dihen qartë se cilët kanë qenë pasojë negociatave të mëparshme. Ku rezultantja e tyre ka qenë mbyllja e listave për deputetë dhe mos ndryshimin e administrimit politik të komisioneve të votimit.

Berisha tha që do të ketë një tjetër negociatë, sa i përket votës së diasporës. Votë, e cila ende nuk është e sigurtë, pasi sipas të gjitha gjasave sistemi i regjistrimit dhe i certifikimit nga KQZ, ka që tani probleme, edhe pse qeveria i ka kaluar fondet përkatëse komisioni qendror për ta mbuluar ajo koston e shërbimit postar për shqiptarër jashtë vendit që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse procesi i lihet administratës zgjedhore pa ndërhyrë politika, edhe pse mund të ketë probleme rrugës, ka gjithmonë rrugë për të zgjidhur çdo pengesë.

Megjithatë Sali Berisha tha “jemi në negociata”. Një proces misterioz dhe totalisht i mbajtur larg nga publiku e mbi të gjitha mbështetsit e opozitës, se çfarë kërkon PD-ja e Berishës nga këto negociatat.

Deri tani, Berisha ka negocuar thuajse të gjitha interesat që nuk janë mbështetur apo përfaqësuar nga partitë e tjera opozitare. Madje edhe ato luajale me Berishën. Këtë e tha qartë Fatmir Mediu dy ditë më parë, kur shprehu se ai kishte mbështetur variantin e Damian Gjiknurit për listat e hapura.

Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa n ujë.

Shtë tretur, pasi fuqia potenciale e PD-së së vulës është jo thjesht më e vogël, por problemi qëndron gjetiu.

Dhe u pa në në farë mënyre në një aggresion që ju bë disa drejtuesve të forcave të reja politike. Agresion, që duket ka ardhur nga një perceptim që vjen e rritet në sondazhe për aktorët e rinj, si një sinjal i qartë politik i kundërshtimit të Berishës nga votuesit realë të opozitës.

Sali Berisha dhe partia e tij ka sot një armik, apo më shumë armiq realë sesa Edi Ramën. E që shikohet qartë në strategjin e sulmit politik që po ndiqet nga një politikan, i cili baltosjen dhe linçimin e ka armë kryesore në veprimtarinë politike.

Prej kohësh, adresa apo shënjestra  e lincmit të Sali Berishës është krejt larg kryeministrisë, ku edhe protestat nuk zhvillohen më. Por siç tha vetë doktori sot, përdoren negociatat. Të cilat janë të ndara nga dshirat dhe kërkesat e opozitës tjetër, e çështë më e rëndësishmja jan krejt të fshehta e nuk dihet se pse zhvillohen. Vetëm kur produkti del në fund siç ishte mbyllja e listave apo amnistia absurde.

Ka një arsye përse Sali Berisha përmendi negociatat sot; për tu treguar se është faktori kryesor, që kontrollon edhe komisionet zgjedhore, si dhe grupet e numërimit të votave. Madje ka përmendur edhe një kleçkë të re negociatash për votën e diasporës, pikërisht një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit. Si për të thënë se jeni të detyruar të më votoni mua para të rinjve, mesazh që u pa krejt i qartë.

Nga ana tjetër, opozita e re, sidomos ajo që qartësisht është kundërshtare me Sali Berishën, nuk është m mirë sesa partitë e reja të llastuara që u zinë me Fevziun.

Sepse edhe pse akuzojnë Berishën për negociatat të fshehta me mazhorancën, ose fare ose shumë pak i kanë zbardhur këto negociatata dhe rezultatin e tyre./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë