‘The Sun’ ngre në qiell Brojën, nota 8: Sulmuesi që i mungonte Chelsea-s! 22-vjeçari qetëson tifozët: S’jam i dëmtuar

Pritjes i erdhi fundi. Armando Broja ka arritur të realizojë gol në ndeshjen e parë si titullarë me Chelsea-n pas dëmtimit të rëndë që pësoi nëntorin e kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 që Chelsea mori në derbi kundër Fulham, duke gëzuar tej mase edhe tifozët të cilët mezi e prisnin këtë moment.

Pochetino e kishte zgjedhur në 11-she për shkak edhe të mungesave të Nkuku-t dhe Jackson, ndërsa 22-vjeçari ia shpërbleu me paraqitjen në fushë, pasi kjo ishte fitorja e parë e Chelsea-s në Premier League në katër javët e fundit. Megjithatë të gjithë u merakosën kur në minutën e 65 Broja kërkoi zëvendësim dhe la fushën bashkë me mjekët e Chelsea-s.

Por pas ndeshjes ia sqaroi gjithçka: “Nuk ishte dëmtim, por vetëm një masë paraprake. Kërkova të lija fushën, pasi ende nuk mund të luajë 90 minuta për shkak të dëmtimit. Përsa i përket golit ishte një ndienjë e pabesueshme, pasi kam qenë për shumë kohë jashtë fushës dhe të shënosh në derbi është diçka që e kam ëndërruar. Megjithatë më të rëndësishme janë 3 pikët për skuadrën.”

Vlerësim të lartë për ndeshjen Broja mori jo vetëm nga trajneri Pochetino, por edhe nga prestigjiozja ‘The Sun’, që i vendosi notën 8. Ajo shkruan se 22-vjeçari ishte sulmuesi që i mungonte Chelsea-s këtë sezon. Gjithsesi shqiptari pritet që sfidën e rardhës mos ta nis si titullarë. Kjo për shkak rreziku të dëmtimit, por edhe sepse Jackson rikthehet nga pezullimi për shkak kartonësh.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)