"The Sun"shkrim investigativ për
trafikun e armëve nga Shqipëria

trafikun e armëve nga Shqipëria">
Në një shkrim investigativ tabloidi i madh britanik "The Sun", boton detajet e një hetimi sipas të cilit kontrabandistët shqiptarë ofrojnë material luftarak për grupet kriminale në Britani.

Gazetarët e "The Sun" kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë kontaktuar me përfaqesues të nëntokës kriminale shqiptare, të cilët sipas gazetës, i kanë ofruar reporterit të saj një arsenal të tërë armësh dhe lëndësh plasëse plastike, sa për të hedhur në erë edhe një avion.

Pasi shpjegon me hollësi mënyrën e takimit me tregtarët shqiptarë të armëve në Shkodër dhe Peshkopi, "The Sun" e Londrës, shkruan se këto armë janë ofruar të dërgohen kontrabandë në Britani nga këta persona kundrejt pagesës shtesë.

"The Sun" ka nisur hetimin pas arrestimit të katër personave në Londër, për një komplot të pretenduar të ngjashëm me sulmin e kryer së fundmi në Nairobi. Sipas kontrabandistit pa emër në Shqipëri, elementë kriminalë në Britani bëjnë marrëveshje për blerje armësh nga shqiptarët që jetojnë në Britani, boshnjakët dhe kontaktet e nëntokës kosovare.

Hetimi që ka zgjatur disa muaj i ka çuar gazetarët britanikë në Shkodër dhe Peshkopi, ku u janë treguar nga kontrabandistët shqiptarë një arsenal i tërë armësh si granata, lëndë shpërthyese e kallashnikovë, armë që mund të dërgoheshin tek blerësi në Britani kundrejt një pagese shtesë.

Armët, sipas hetimit, dërgohen përmes Italisë, Gjermanisë dhe Francës drejt Britanisë me makina, autobusë, maune dhe tragete.

I pyetur se cilët janë klientët, kontakti shqiptar i ka thënë gazetarëve të "The Sun" se “shumica e tyre jane elementë kriminalë. Një Zot e di se ku përfundojnë më pas këto armë.

Shqiptari, sipas gazetës, madje në një formë të kamufluar kërcënimi ka thënë se "askush nuk i shmanget pagesave. Londra është si një xhep për ne. Nuk ke ku fshihesh. Ne të gjejmë edhe në krevat duke fjetur", citon "The Sun" klientin shqiptar pa emër.

Gazeta britanike konkludon në fund të hetimit të saj se Shqipëria është në qendër të tregtisë ilegale të armëve.

Marrë nga "Top Channel"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë