'The Sun': Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë! Do vijë me një plan para Krishtlindjeve

'The Sun': Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë! Do vijë me një plan para Krishtlindjeve

Suella Braverman

Suella Braverman po përgatitet për një tjetër goditje ndaj emigrantëve shqiptarë”. Kështu shkruan tabloidi britanik ‘The Sun’ duke shtuar se kryeministri Rishi Sunak e ka prioritet çështjen e shifrave të azilkërkuesve që hyjnë ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.

Në artikull thuhet se Sunak ka qenë duke punuar me sekretaren e brendshme në një plan sekret për të ashpërsuar rregullat për emigrantët që hyjnë me gomone.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për ‘The Sun’: "Ne duam të themi diçka së shpejti - para Krishtlindjeve". Dyshohet se plani i Braverman përfshin një paketë të plotë masash për të goditur ata që kalojnë kanalin e La Manshit, për të ndryshuar faturat e hoteleve dhe për të kthyer azilkërkërkuesit në vendet e tyre.

Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit po paguajnë 6.8 milionë paund çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit.

Më shumë se 1/4 e tyre janë shqiptarë, shkruan ‘The Sun’. Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani. Por ministrat mendojnë se ligji i prezantuar nga Theresa May është shumë i butë.

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksiojë skema e Ruandës. Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM AGA TRAGATRAGS: 12/12/2022 08:17

    Ore kjo Indjanja a e di për popullin e saj nga ka preardhjen që jan azilant në të gjith Botën. Po i jati ksaj nga ka ardhur ska ardhur azilant ? Me një fjal dhe kjo azilante është dhe kjo është kundër azilantëve. Po kjo haron që krye azilante është kjo o Zot çfar është kjo Bot një shëmtyr si kjo të të diskutoi për Shqiptarët. Se ska faj kjo fain na i kan politikanët tan që jan : hajdut , mashtrus, gënjeshtar, kriminel.

    Përgjigju
  • Tren: 12/12/2022 05:14

    Po kjo duhet te jet me origjin indiane çne me ket mbiemer europin,nuk i shkon fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja