As Kosova, as Shqipëria dhe as Belgjika. Adnan Januzaj duket se ka vendosur dhe i ka thënë "po" Anglisë. Supertalenti nga Istogu i është premtuar kombëtares se "Tre Luanëve".

Lajmin ekskluziv e bën të ditur tabloidi "The Sun" që zbulon se Januzaj u ka thënë shokëve të tij që do të luajë për ekipin e Roy Hodgson dhe se tashmë nuk ka më asnjë dileme se ngjyrat e kujt shteti do të përfaqësojë.

Gjithsesi nga ato që zbulohen thuhet se vendimi zyrtar ende nuk është marrë pasi atë do e marrë babai i Januzajt, Abedini. "The Sun" shkruan se tashmë Januzaj në Angli ndihet si në shtëpi, ai e njeh futbollin britanik dhe është i impresionuar nga stadiumet dhe tifozët. Po ashtu Januzaj tashmë e ka refuzuar Belgjikën dhe është i lumtur edhe që të presë për të luajtur me ishullorët.

Shpresa e vetme në këtë rast për Shqipërinë apo edhe Kosovën është Abedin Januzaj pasi edhe tabloidi britanik argumenton se e vetmja pengesë që Januzaj të luajë për Anglinë mund të jetë babai i tij i cili ndikon shumë në jetën e Adnanit dhe është pikërisht ai që do të marrë vendimin përfundimtar.

Januzaj thuhet se mund të përfaqësojë Anglinë edhe në Kampionatin Botëror "Brazil 2014".

(v.gj/shqiptarja.com)