Kryeministri i Pakistanit i kërkoi presidentit Trump që të shtyjë me 2 javë afatin e ultimatumit të vënë ndaj Iranit për arritjen e një marrëveshje, si dhe i kërkon Teheranit të hapë Ngushticën e Horumuzit gjatë kësaj periudhe për kalimin e anijeve-çisternë me naftë. Gjithashtu, Shariff propozon edhe një armëpushim të plotë përgjatë 2 javëve, nga të dyja palët.
"Përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të luftës në vazhdim në Lindjen e Mesme po ecin në mënyrë të qëndrueshme, të fortë dhe vendimtare, me potencial për të sjellë rezultate konkrete në të ardhmen e afërt. Për t’i dhënë mundësi diplomacisë të bëjë punën e saj, i kërkoj me sinqeritet Presidentit Donald Trump të shtyjë afatin me dy javë.
Pakistani, me gjithë sinqeritetin, u kërkon vëllezërve iranianë të hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë përkatëse prej dy javësh, si një gjest vullneti të mirë. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese që të respektojnë një armëpushim kudo për dy javë, në mënyrë që diplomacia të arrijë një përfundim përfundimtar të luftës, në interes të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon",- shkruan Sharif në X.
Në ditën e 39-të të sulmeve amerikano-izraelite në Iran, presidenti Trump bëri një kërcënim drithërues për Teheranin. Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, ‘sonte një qytetërim i tërë do të vdesë, për të mos u kthyer më kurrë’.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme që të respektojnë “një armëpushim dyjavor”, për t’i dhënë mundësi diplomacisë të arrijë një zgjidhje përfundimtare.
Sharif ka kërkuar në platformën X nga autoritetet iraniane që të hapin Ngushticën e Hormuzit gjatë kësaj periudhe, “si një gjest vullneti të mirë”, dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump “të shtyjë me dy javë afatin” e vendosur për ndërhyrjen në Iran.
Kryeministri ka deklaruar se përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të konfliktit po ecin “me ritëm të qëndrueshëm”.

“Kërcënimi që i është bërë Iranit nuk është i pranueshëm. Ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por para së gjithash çështje morale: ka shumë njerëz – fëmijë, të moshuar – plotësisht të pafajshëm që do të goditeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet. Dhe duhet të bëjmë gjithçka të mundur – të lutemi, por edhe të çojmë zërin tonë te parlamentarët amerikanë – për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe”.
Kështu u shpreh Papa Leone XIV para gazetarëve duke dalë nga Villa Barberini në Castel Gandolfo.

Rusia dhe Kina i vunë veton projektrezolutës së Bahreinit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.
Teksti mori 11 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime. Teksti i projektrezolutës së Bahreinit bënte thirrje për zhbllokimin e rrugës detaje të Kanalit të Hormuzit dhe ishte një tekst shumë larg qëllimit fillestar të shteteve të Gjirit që qëndronin pas projektrezolutës, të cilat kërkonin autorizim për të hapur Ngushticën me forcë.
Drafti përfundimtar nuk përmendte më autorizimin për përdorimin e forcës, as për qëllime mbrojtëse.

Gazetarja amerikane Shelly Kittleson u lirua pas një jave në robëri. Këtë e raporton New York Times duke cituar dy zyrtarë të sigurisë irakene dhe grupin Kaitab Hezbollah.
Sipas Kaitab Hezbollah, Kittleson u lirua “si shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit irakian dhe duhet të largohet menjëherë nga Iraku. Ajo u lirua në këmbim të lirimit të disa të burgosurve të Kaitab Hezbollah, sipas dy zyrtarëve irakenë.

Qeveria britanike nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat e tyre ushtarake për të nisur sulme ndaj energjisë iraniane ose infrastrukturës civile.
I pyetur sot nga Bloomberg në lidhje me kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të bombarduar urat dhe termocentralet nëse Irani nuk pranon të rihapë Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi i Kryeministrit Keir Starmer, Tom Wells, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar që nga ditët e para të luftës, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara mund të përdorin bazat RAF Fairford, England, dhe Diego Garcia në Oqeanin Indian, për misione "mbrojtëse".

Sulmi ndaj infrastrukturës thelbësore në Arabinë Saudite sot minon përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit, edhe pse po përpiqet, në orët para skadimit të ultimatumit të Donald Trump, të ringjallë mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike.
Një burim sigurie në Islamabad, i cituar nga CNN, deklaroi se sulmi iranian ndaj infrastrukturës në Arabinë Saudite sot minon përpjekjet e ndërmjetësimit të Pakistanit për një zgjidhje diplomatike, në orët para skadimit të ultimatumit të Donald Trump.
Vendi i tij është "shumë i shqetësuar për atë që do të ndodhë nëse sauditët përgjigjen", deklaronte më tej ky burim sigurie në Islamabad.
"I gjithë lidershipi civil dhe ushtarak në Pakistan po punon shumë për të bërë të mundur një përparim, por kanë lindur shqetësime pasi Arabia Saudite u godit, se kjo mund të rrezikojë të gjithë procesin", shpjegoi burimi, duke cituar konkretisht Shefin e Shtabit Asim Munir.
"Po bëhen përpjekje për të lehtësuar dialogun", shtoi burimi. Ministria e Jashtme pakistaneze dënoi sulmet me raketa dhe dronë gjatë natës "kundër objekteve energjetike në rajonin lindor të vendit".

Shtëpia e Bardhë mohon se po shqyrton mundësinë e një sulmi bërthamor ndaj Iranit.
Mohimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas interpretimit të vërejtjeve të J.D. Vance në Hungari. Zëvendëspresidenti tha se ishte "i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 8:00 të mbrëmjes së sotme", kur skadon ultimatumi.
"Shpresoj të marrim përgjigjen e duhur sepse ajo që duam vërtet është një botë ku nafta rrjedh lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani kryen akte terrorizmi ekonomik. Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t'i përdorim dhe që presidenti mund dhe do të vendosë t'i përdorë nëse Irani nuk e ndryshon sjelljen e tij", shtoi Vance.
Këto fjalë janë interpretuar si një mjet kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore. "Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha presidenti nuk nënkupton armë bërthamore”, tha Shtëpia e Bardhë nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, duke komentuar videon e Selisë Qendrore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar për Fox News se ultimatumi drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, i parashikuar për në orën 20:00 (ora 02:00 e natës sipas orës në Shqipëri), mbetet në fuqi. “Nëse do të arrijmë në atë pikë, do të ketë një sulm si nuk e kanë parë kurrë më parë – tha Trump, duke lënë megjithatë një hapësirë – nëse negociatat do të vazhdojnë dhe do të arrihet diçka konkrete, kjo mund të ndryshojë.”

Imazhe dhe video të publikuara nga media shtetërore iraniane tregojnë qytetarë që protestojnë para termocentraleve dhe urave brenda vendit.
Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Fars, civilë shihen duke valëvitur një flamur të madh iranian në urën Pol Sefid në Ahwaz, në jugperëndim të Iranit.
Një imazh tjetër tregon disa qytetarë që qëndrojnë jashtë termocentralit Shahid Rajaee pranë Teheranit. Në një imazh të tretë, disa njerëz shihen duke u mbledhur pranë termocentralit Tabriz, në veri të vendit.
Demonstratat po zhvillohen pasi zyrtari iranian Alireza Rahimi u bëri thirrje të rinjve të formojnë "zinxhirë njerëzorë" rreth infrastrukturës energjitike dhe rrugore që mund të jetë shënjestër e sulmeve të ardhshme amerikane dhe izraelite, siç kërcënohet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Forcat Ajrore Izraelite kanë bombarduar rreth 10 seksione kyçe të hekurudhave dhe urave në Iran, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike për lëvizjen e armëve, thanë zyrtarët e sigurisë për Times of Israel .
Përpara sulmeve, IDF kishte paralajmëruar iranianët të qëndronin larg trenave deri në mbrëmjen e sotme.
Izraeli paralajmëroi gjithashtu se do të synonte "infrastrukturën kombëtare" iraniane për të shkaktuar dëme ekonomike ndaj regjimit.

Katari ka paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme po i afrohet një pike pa kthim, pra përtej kontrollit, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump i caktoi një afat Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
"Që nga viti 2023, ne kemi paralajmëruar se një përshkallëzim i pakontrolluar do të na çojë në një situatë të pakontrollueshme dhe jemi shumë afër asaj pike. Për këtë arsye, ne i kemi nxitur të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje për t'i dhënë fund kësaj lufte para se të jetë tepër vonë", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

Forcat amerikane goditën afërsisht 50 objektiva ushtarake iraniane në ishullin Kharg gjatë natës, raportoi NBC News, duke cituar një zyrtar amerikan.
Misioni përfshinte sulme ajrore përgjatë anës veriore të ishullit dhe nuk përfshinte praninë e trupave amerikane në terren.
Forcat amerikane nuk vunë në shënjestër infrastrukturën e naftës së ishullit, por goditën bunkerë dhe depo ushtarake, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte të tjera ushtarake.

Irani ka mbyllur të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik dhe indirekt me Shtetet e Bashkuara. Këtë e raportojnë mediat në Teheran. “Të gjitha shkëmbimet e mesazheve janë pezulluar”, raporton gazeta qeveritare.
Më herët, Trump kërcënoi iranianët duke thënë se "një civilizim i tërë do të vdesë sonte" nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit dhe që Ngushtica e Hormuzit të hapet.

Lufta e Donald Trump kundër Iranit po i kushton Shteteve të Bashkuara qindra miliona dollarë në ditë dhe rreth një e dhjeta e kësaj shifre llogaritet nga kostoja e pajisjeve ushtarake të shkatërruara në luftime, sipas analizave të fundit të cituara nga Financial Times.
Humbjet e SHBA-së në aspektin e ushtarëve dhe materialeve të luftës janë të vogla krahasuar me luftërat ku të dy palët janë të barabarta, thonë ekspertët e mbrojtjes, por shkatërrimi i sistemeve të shtrenjta të radarëve amerikanë nga Irani e ka bërë Uashingtonin më të prekshëm në konfliktet e ardhshme në teatrot e tjera të operacioneve, siç është Kina.
Që nga 28 shkurti, 13 amerikanë janë vrarë në sulme ndaj bazave amerikane. Mbi 300 ushtarë amerikanë janë plagosur, raporton gazeta në faqen e saj të internetit. Elaine McCusker, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) dhe një ish-zyrtare e lartë e buxhetit të Pentagonit, vlerëson koston e fushatës kundër Iranit midis 22.3 miliardë dhe 31 miliardë dollarë në pesë javët pas urdhrit të Trump për të sulmuar në fund të shkurtit.
Llogaritjet e tij përfshijnë koston e vendosjes së aseteve shtesë amerikane në Lindjen e Mesme që nga fundi i dhjetorit, por nuk përfshijnë një vlerësim të plotë të dëmit, i cili nuk ka gjasa të jetë i qartë para përfundimit të armiqësive.
Këto shifra variojnë midis 2.1 dhe 3.6 miliardë dollarëve për dëmet dhe zëvendësimin e pajisjeve. Skaji më i lartë i këtij diapazoni përfshin koston e riparimit të USS Gerald R. Ford, një aeroplanmbajtëse e tërhequr për mirëmbajtje pas një zjarri në lavanderi, dhe koston e riparimit të një sistemi paralajmërues të hershëm për raketa balistike të dëmtuar nga një dron në Katar.

Një autostradë e rëndësishme në Iranin veriperëndimor, që lidh Tabrizin me Teheranin, është mbyllur pas një sulmi izraelito-amerikan, njoftuan autoritetet lokale.
Mediat e huaja raportojnë se sulmi u krye rreth 90 kilometra nga Tabrizi, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke cituar departamentin e menaxhimit të krizave të provincës së Azerbajxhanit Lindor.
Garda Revolucionare Islamike e Iranit raportoi në Telegram se sulmi kishte në shënjestër një urë.

Garda Revolucionare deklaron edhe një herë se nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigja e tyre do të shtrihet përtej rajonit.
Ata thonë gjithashtu se do të godasin infrastrukturën e SHBA-së dhe aleatëve të saj për të ndërprerë furnizimet e rajonit me naftë dhe gaz për vite me radhë.
"Nëse ushtria terroriste amerikane kalon vijat e kuqe, përgjigjja jonë do të shtrihet përtej rajonit. Ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi iniciatorët e sulmeve kundër objektivave civile, por nuk do të hezitojmë të hakmerremi kundër sulmeve frikacake ndaj infrastrukturës civile.
Partnerët e Amerikës në rajon duhet ta dinë gjithashtu se deri më tani kemi ushtruar përmbajtje të madhe në emër të fqinjësisë së mirë dhe kemi pasur rezerva në zgjedhjen e objektivave për hakmarrje, por tani kjo gjë ka përfunduar", thuhet në deklaratë.

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social, duke paralajmëruar se do t’i japë fund Iranit, një kërcënim për të cilin i ka lënë afat mbrëmjen e së martës.
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me shumë gjasa do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka mrekullisht revolucionare, kush e di?
Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!”
Dy persona u vranë në një sulm amerikano-izraelit në një urë hekurudhore në qytetin qendror iranian të Kashanit , tha një zyrtar rajonal për mediat shtetërore.
"Pak minuta më parë, sulmuesi amerikano-sionist sulmoi urën hekurudhore Yahya Abad në qytetin e Kashanit. Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në këtë sulm ", tha Akbar Salehi, një zyrtar i lartë rajonal i sigurisë në provincën Isfahan.

Irani mori përgjegjësinë për goditjen e një anijeje izraelite në portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe.
"Një anije kontejnerësh që i përkiste regjimit izraelit, e cila supozohej t'i dorëzonte regjimit pajisjet e nevojshme ushtarake nga toka duke përdorur portin e Khor Fakkan në Emiratet e Bashkuara Arabe pa kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, u shënjestrua saktësisht nga ushtarët e Shtetit Islamik gjatë një operacioni dhe një sulmi me raketa", raportuan mediat iraniane në një deklaratë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur një kompleks të tretë petrokimik në Iran.
Sipas tyre, goditja u bë në fabrikën e vendosur në Shiraz, në jugperëndim të Iranit.
IDF njofton se bëhet fjalë për një objekt që prodhonte acid nitrik, i cili përdoret në prodhimin e raketave balistike.
Ata shtojnë se kjo goditje e tretë vjen pas dy sulmeve të së hënës mbi komplekse të tjera petrokimike. Këto ishin në fabrikën petrokimike South Pars në Asaluyeh, në jug të Iranit, dhe në kompleksin petrokimik Marvdasht në provincën Fars.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po paralajmërojnë njerëzit në Iran që sot të mos përdorin trenin.
Në një postim të shpërndarë në llogarinë e saj ushtarake në rrjetet sociale, IDF u thotë njerëzve në Iran se “për shkak të sigurisë suaj” të “përmbahen nga përdorimi dhe udhëtimi me tren” në të gjithë vendin “deri në orën 21:00 sipas orës së Iranit”.
Njoftimi shton se “prania në tren dhe pranë linjave hekurudhore rrezikon jetën tuaj”.
Kjo vjen ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kërcënon të godasë objektiva të infrastrukturës civile në mbarë Iranin, nëse regjimi refuzon të lejojë kalim të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit deri në mbrëmjen e së martës.
Ushtria izraelite gjithashtu tha se gjatë natës ka kryer një valë sulmesh ajrore që synonin “infrastrukturën në Teheran” të lidhur me regjimin dhe ka vrarë persona që tha se ishin anëtarë të Hezbollahut.
Gjithashtu tha se kishte shkatërruar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani.
“Të rinjtë të formojnë ‘zinxhirë’ rreth centraleve elektrike të vendit”, është apeli i Alireza Rahimi, sekretar i Këshillit të Lartë për Rininë dhe Adoleshencën, pas kërcënimeve për sulme të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara.
Apeli, gjatë një video-thirrjeje, iu drejtuar “të gjithë të rinjve, sportistëve, artistëve, studentëve dhe studentëve universitarë, si dhe profesorëve të tyre”, që të mblidhen të martën në orën 14:00 rreth centraleve elektrike, të cilat janë pasuria jonë kombëtare dhe kapitali ynë; pavarësisht çdo shijeje ose opinion politik, ato i përkasin së ardhmes së Iranit dhe të rinjve iranianë.”

Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei ndodhet në gjendje të pavetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor në qytetin e Qomit, raporton The Times.
Khamenei është pa ndjenja dhe “në gjendje të rëndë që nuk i lejon të marrë pjesë në asnjë proces vendimmarrës të regjimit”, thuhet në memorandumin e inteligjencës izraelite dhe amerikane.
Agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane kishin qenë prej kohësh në dijeni të vendndodhjes së Khameneit, vijon raportimi.
Komente












Sapo krisi nje pordhe or teeeejjjjj
PërgjigjuNuk eshte qudi lufta ne lindje mesme zgjat me shume sesa maj qeshor korrik ndoshta dhe 1 vit a me shume ! Kjo è sjell turizmin dhe tregtine (Silk Road ) ne veri Europes pra indi. Kine rusi deri zi Bulgari Maqedoni serbi Durres Hungary Mal Zi Kroaic Austri Vende baltike ! Pra teorikisht shikohet nje imazh I ri boteror pas ketij viti!
PërgjigjuUne, sipas opinionit tim personal jam ne nje mendje me Pakistanin. Po ta shtynim kercenimin e e Trump per " 12 Nete", te pakten arenen Shekspiriane te botes mund ta transfomojme ne nje amfiteater grek dhe bota...It will be " a nice thing " don't you think??!! Post Scriptum. I wrote in English, for the reason that Trump doesn't need anymore a translator!!
PërgjigjuIRANIT TI RUASH TOPET TI MOR KELYSH I EPSHTEINIT....IRANI DO TE BEHET VARRI I JUAJ..NJESOJ SI VIETNAMI......
PërgjigjuKY ËSHTË PSIKOPATI MË I MADHË MBAS HIKLERIT... DO TË MBJELLI VDEKJE DUKE E KAMUFLUAR ME EKSPORTIM TË KULTURËS DEMOKRTATIKE.....
PërgjigjuSulmet po shenjesteojne jo thjesht infrastukturen civile por transportin me pjesen veriperendimore te Iranit, ku popullatat lokale jane perzjerje mes kurdeve, iraken e sirian. Pra nje keputje territoriale qe ekspozon Iranin ne lufte civile duke lene hapur Hormuzin per pushtim amerikano-izraelit.
PërgjigjuKërkesa për të formuar zinxhir njerëzor rreth centraleve elektrik tregon se Irani nuk i mbron dot ato. Ç'kuptim ka vazhdimi luftës?
PërgjigjuPO KESHTU THA USA PER VIETNAMIN DO E SHKATARROJME..POR IKEN ME BISHT NDER SHALE...LATEE NE VIETNAM 50.000 TE VRARE....
Përgjigju