/ATSH-Gjergji Mima/ - Alenka Koshir, Drejtore për Vendet e Evropës Juglindore dhe Zgjerimin në MPJ të Sllovenisë, ka shrehur gatishmërinë e mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë e Slovenisë, sidomos në fushën ekonomike.

Këto deklaraa Koshir i bëri gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës së Shqipërisë në Slloveni.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin personeli i Ambasadës, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, drejtues e përfaqësues të shoqatave shqiptare në Slloveni dhe intelektualë.

Gjatë ceremonisë përshëndeti ambasadori Pëllumb Qazimi, si dhe Alenka Koshir, Drejtore për Vendet e Evropës Juglindore dhe Zgjerimin në MPJ të Sllovenisë, e cila nënvizoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpunimin e frytshëm e të vijueshëm me Ambasadën e Shqipërisë, si dhe gadishmërinë e mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin, sidomos në fushën ekonomike.