Kosovë/ 11-vjeçarja e abuzuar seksualisht u zhduk edhe në qershor, dyshohet të jetë trafikuar! Arrestohen 6 persona të tjerë

Kosovë/ 11-vjeçarja e abuzuar seksualisht u zhduk edhe në qershor, dyshohet të jetë trafikuar! Arrestohen 6 persona të tjerë

5 të arrestuarit për përdhunimin e 11 -vjeçares

KOSOVË- Skandali është duke u thelluar në Kosovë për rastin e abuzimit sekusual të 11-vjeçares e cila u përdhunua për 7 orë resht nga 5 meshkuj. Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e hetimeve, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave, si dhe intervistimit të dëshmitarëve, ditën e djeshme ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për zhdukjen e së miturës.

Për skandalin e zhdukjes së 11-vjeçares hetimet për të cilën nisën vetëm pasi u bë i ditur përdhunimi nga 5 meshkuj të ndryshëm, janë arrestuar 6 persona maxhorenë.

‘Gjashtë personat e dyshuar (madhorë), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, konkretisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur. Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ngjarja raportohet  të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur.  Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir SalihuGentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gimi: 03/09/2022 17:08

    perbindesha ......shoqeri e noizyt me ledrat dhe getogjizerat ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë