Thellohet skandali në Spanjë, arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi dhe dhurata

Thellohet skandali në Spanjë, arbitrat përdorën paratë e Barcelonës për pushime luksi dhe dhurata

Ish-presidentët e Barcelonës, Rosell, Bartomeu dhe Negreira

Barcelona është në telashe serioze për ndërhyrje te arbitrat në kohën e ish-presidentëve Bartomeu dhe Rosell. Klubi katalanas akuzohet nga Prokuroria lidhur me pagesat që i ka bërë ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Enrique Negreira.

Tanimë "El Mundo" në Spanjë ka nxjerrë të tjera të dhëna, sesi paratë e paguara nga Barcelona në drejtim të një kompanie të Negreira janë përdorur që arbitrat të merrnin dhurata të shtrenjta, darka në restorante apo edhe pushime luksi.

Negreira ka ndarë një pjesë të vogël të të ardhurave, konkretisht dhjetëra mijëra euro, për t'u dhënë dhurata gjyqtarëve, nga pagesa e restoranteve deri te kartat e personalizuara për pushime.

Nga ana tjetër, Javier Enríquez Romero, djali i ish-zëvendëspresidentit të arbitrave, José María Enríquez Negreira, i zbuloi Barcelonës emrin e arbitrit që do të drejtonte finalen e Copa del Rey 2017 tre muaj para ndeshjes, në të cilën skuadra  mundi Deportivo Alaves (3-1). Kjo ndodhi përmes një mesazhi dërguar Albert Soler kur ai ishte ende menaxher i klubit më 27 shkurt 2017. “Do të jetë Clos Gómez, 99%,” shkruante ai.

Një nga faturat që "El Mundo" ka publikuar

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë