Thellohet çarja në PD, grup i ri kundër ‘Rithemelimit’ dhe Alibeajt, partia ndahet në tre pjesë para zgjedhjes së Presidentit

Thellohet çarja në PD, grup i ri kundër ‘Rithemelimit’ dhe Alibeajt, partia ndahet në tre pjesë para zgjedhjes së Presidentit

Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Përshkallëzohet përçarja dhe kriza në Partinë Demokratike, e cila që në 10 shtator të 2021, ka hyrë në një spirale të paprecedentë ndarje, grupesh kundërshtare, dublimi, strukturash paralele, shkarkimesh të ndërsjella, betejash fizike, gjyqësore, verbale etj. Nëse vendimi i Lulzim Bashës për t’u distancuar nga Sali Berisha pasi shpall non grata nga SHBA, e ndau PD-në në dy grupe kundërshtare në një godinë, ditët e fundit ka nisur të kristalizohet edhe një grup i ri në selinë blu. Grupi i ri përbëhet nga disa deputetë, të cilët nuk janë as me ‘Rithemelimin’ e Sali Berishës, por as me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, i cili njihet nga SHBA-BE, qeveria dhe institucionet. 

Grupi nisi të identifikohet pasi bojkotoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, thirrur nga Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit, axhendën parlamentare etj. Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj mungonin Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli dhe Zef Hila.

Grupi nuk mund të konsiderohet si linjë e Bashës, pasi kanë munguar edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti dhe Ina Zhupa, të cilët janë pozicionuar hapur kundër Bashës. 

Por tashmë ka dyshime të forta edhe për një krisje të mundshme mes Lulzim Bashës dhe rrethit të tij me Enkelejd Alibeajn, i cili ka qenë protagonist javët e fundit. Fillimisht perceptimi ishte se Enkelejd Alibeajn u zgjodh në krye të PD si dora e Lulzim Bashës, i cili la të kuptonte se do të rikthehej përmes garës. Gjithashtu, ‘Rithemelimi’ i Berishës, që pretendon se është PD-ja e vërtetë, e akuzon Alibeajn si lojë të Lulzim Bashës dhe Ramës. Por zhvillimet në terren flasin për një distancim mes Bashës dhe Alibeaj, ku mbetet për t’u parë nëse është real apo taktik.

Nga ana tjetër, vijon grupi i ‘Rithemelimit; vijon të ketë 15 deputetë besnikë. Lista kryesohet nga Sali Berisha, i cili ka sinjalizuar se do të bëhet kryetar i PD-së së tij paralele, ndërsa vijon me; Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi dhe Elda Hoti.

Pjesë e grupit të Alibeajt janë identifikuar 21 deputetë, të cilët morën pjesë në mbledhje. Ata janë Kreshnik Çollaku, Zheni Gjergji, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Arbi Agalliu, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Eralda Bano, Merita Bakiu, Ferdinand Xheferri, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Seladin Jakupllari, Enkelejd Alibeaj, Emilja Koliqi, Orjola Pampuril dhe Andia Ulliri. 

Partia Demokratike po kalon krizën më të rënda që nga themelimi. Partia ka rrëshqitur javë pas jave në një situatë të paprecedentë dhe absurde. Partia Demokratike është sot me dy Kuvende Kombëtare dhe me dy Këshilla Kombëtarë, ndërsa shumë shpjet do të bëhet me dy kryesi, dy sekretariate dhe dy kryetarë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 10/05/2022 09:49

    Po kjo, çarje e shemti e përçarjes, eshte merite e kontribut i humbësit,plakut qe askujt nuk i duhet, e me se paku shqiptareve dhe Shqiperise.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 09/05/2022 18:31

    Ahahha po i njeh mjeri kta deputet ne terren qe paskan qen ke alibeu hera par qe ja degjojm emrin pervec spiunit te turqis Collakut fytyr kuqit

    Përgjigju
  • Tepelenasi: 09/05/2022 18:14

    Shumica e grupit parlamentar te PD-se i qendrojn larg Berishes sepse i frikesohen SHBA-ve se mos i shpall non-grata per mbeshtetje te sabotuesit te demokracise shqiptare, per mbeshtetje te ish-komunistit gjakatar Sali Berisha. Njekohesisht, po ata deputet perpiqen te mos bashkohen plotesisht as me kampin anti-Berisha te udhehequr nga Alibeaj sepse i frikesohen influences qe ka Berisha ne elektoratin trushplare qe ende e mbeshtet ate kriminel. Te dyja llojet e distancimit te tyre, qofte nga Berisha qofte nga Alibeaj, shpjegohet lehtesisht nga interesat e tyre te karrieres politike. Kjo eshte partia e haxhi-qamileve qe nuk u bejn pershtypje thirrjet destabilizuese te Berishes dhe referencat konstante te normave te kanunit kur nuk i pelqejn rezultatet e zgjedhjeve apo reforma ne drejtesi. Do ju ndjeki gjithe jeten kjo pafytyresi o te mjere! Po turperoni vendin dhe familjen, o njerez qe nuk shikoni pertej interesit personal!

    Përgjigju
  • Loni: 09/05/2022 17:48

    Ate mendim kam edhe une. Berisha nuk duhet te Zgjidhet kryetar partie. Me mire te zgjidhet Alibeu ose Gazbeu, se ata jane demokrate te vertete.

    Përgjigju
  • Cufi: 09/05/2022 17:12

    Mos se na fiket fare,,,s'po na ze gjumi...

    Përgjigju
  • tomor labi: 09/05/2022 16:45

    Te dashur miq! Jam nje antar i PD qe ne vitin 1992. Ju bej nje thirrje te forte dhe me ndergjegje te plote: Mbylljani gojen Sali Berishes, mos e lini te flase apo te drejtoj dhe te organizoj mbledhje apo intervista. Mos e pranoni dhe mos lejoni te zgjidhet kryetar i partise perseri. Mos e perfshini ne zgjedhjen e presidentit se do te deshtoni dhe socialistet do zgjedhin me budallallekun qe i karakterizon dhe per inatin tuat cil te duan. Do humbasim zgjedhjet lokale pra dhe bashkite si dhe me vone zgjedhjet parlamentare pra pushtetin.Te jeni te sigurt. Ne do tu mallkojme dite e perdite gjith kohen ,Mendohuni mire.

    Përgjigju
    • Viçidoli: 09/05/2022 17:38

      O Tomorr djali,ti mirë e ke por për me ikë Salia nga partia duhet me djeg prap Shqipëria,kështu që t'i Tomorr djali më mirë ju të pd-së t'ju rrojë Salia dhe të shpëtoi Shqipëria , ju kështu keni qënë dhe jeni,sjetoni dot pa pas për prijës një vampir e qen bir qeni.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj