Pavarësisht tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Serbia duket se po përfiton nga situata e krijuar për të marrë sa më shumë përfitime nga pozicioni aktual që ka.

Së fundmi është themeluar këshilli amerikano-serb i biznesit. Në ceremoninë e themelimit, ka qenë i pranishëm edhe Gabriel Escobar emisar i SHBA-ve dhe Christopher Hill ambasadori amerikan në Beograd.

Sa i takon këtij zhvillimi, Marko Gjuriç ambasadori serb në SHBA i cili ka publikuar foto nga ceremonia ka shkruar se platforma do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Serbisë.

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe ASBC për rritjen e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe biznesor, ne u dakorduam të promovojmë së bashku një kuptim më të madh të praktikave dhe mundësive të biznesit dhe ekonomike në dispozicion të audiencës në Serbi dhe ShBA” – shkruan Gjuriç.