/ATSH-B.Jashari/.- Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion.
Nënshkrimi u bë gjatë Konferencës Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion, e cila është mbajtur sot në Split, Kroaci.
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Konferencë theksoi se bashkëpunimi në sferën e hulumtimit dhe inovacionit është një domosdoshmëri e kohës për vendet e rajonit dhe një mundësi shumë e mirë, që të bashkuara të ecin drejt rrugës së integrimit evropian.
Sipas njoftimit dërguar nga Ministria kosovare, Qendra e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion do të jetë një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, jo-fitimprurëse dhe në pronësi të palëve nënshkruese të marrëveshjes rajonale.
Kjo qendër do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar klimën e Ballkanit Perëndimor për hulumtim dhe inovacion. Për më tepër, kjo Qendër do të promovojë mobilitetin e hulumtuesve të rinj dhe kandidatëve për doktoratë në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mes rajonit dhe vendeve të tjera.
Themelimi i kësaj Qendre dhe asistenca teknike rajonale parashikohet edhe në kuadër të Strategjisë Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Shkencë dhe Hulumtim në të cilën është e përfshirë edhe Kosova. Parashikohet që Bashkimi Evropian të mbështesë këtë qendër me 200 milionë euro, fond në të cilin do të mund të përfitojnë përmes projekteve edhe hulumtuesit kosovarë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA