Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin

Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin

Theo Hernandez

Theo Hernandez është në qendër të kritikave te Milani për shkak të angazhimit jo maksimal në ndeshjet e fundit, gjë që u pranua pak ditë më parë edhe nga trajneri Fonseca.

Në barazimin 0-0 kundër Genoas në "San Siro" Fonseca e la mëngjarashin në stol si për të konfirmuar "dënimin". Por këtë të hënë në "Casa Milan" u pa agjenti i Theos, Manuel Garcia Quilon, i cili përmendi edhe rinovimin.

"Pakina kundër Genoas? Është një zgjedhje që nuk i përket atij, duhet të respektosh shokët e skuadrës dhe zgjedhjet e trajnerit. Leao ishte gjithashtu në stol këtë sezon...”.

Më pas ai u fut më në detaje për çështjen e rinovimit, duke qenë se marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026.

"Kam ardhur këtu për të folur për disa aspekte tatimore të kontratës së Theos. Rinovim? Nuk kemi folur sot për këtë temë, por kemi thënë dhe ne e përsërisim përsëri, Theo dëshiron të qëndrojë në Milano, ai dëshiron të rinovojë me Milanin",tha Manuel Garcia Quilon.

Ndërkohë Theo reagoi në rrjetet sociale dhe uroi klubin në 125 vjetorin e formimit, si shenjë për të ulur më tej tensionet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS