Thesari, Braçe:Asnjë lek BSH-së 
nga buxheti, të kursejë ashtu si ne

Thesari, Braçe:Asnjë lek BSH-së <br />nga buxheti, të kursejë ashtu si ne
TIRANE – Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe paralajmëroi se për Bankën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë lek për buxheti i shtetit, për të plotësuar 713 milionë lekët e vjedhura nga thesari.
 
Gjatë mbledhjes së kësaj të marte të Komisionit të Ekonomisë, Brace tha se Banka e Shqipërisë duhet të kursejë para ashtu sickurse po verpon dhe qeveria.

“Nuk do të ketë asnjë lek për Bankën e Shqipërisë nga buxheti i shtetit. Nëse Bankës do t’i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve” , tha Brace.

Reagimi i tij vjen pas lajmit të publikuar në media se paratë e vjedhura përgjatë katër vjetëve nga thesari i shtetit në Linzë do të paguhen nga taksapaguesit, përmes uljes së fitimit që Banka e Shqipërisë transferon në buxhetin e shtetit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj

Sekretari i Jashtëm britanik, Cameron javën e ardhshme në Tiranë, në fokus emigracioni i paligjshëm! Takim me Ramën e Begaj