Thesari, Fullani ndërron mendje
Refuzon t'u përgjigjet hetuesve

TIRANE –  Edhe pse ka ndenjur përreth 30 minuta përballë hetuesve, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me skandalin që përfshiu institucionin më të lartë financiar në vend, vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.

Teksa hynte në organin e Akuzës me avokatin Maksim Haxhia, Fullani tha se do t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve që hetuesit, kryesuar nga prokurori Ramadan Troci,  kanë adresuar ndaj tij në lidhje me vjedhjen e thesarit. Por në kontradiktë me këtë deklaratë, ai ka dalë nga Prokuroria pa dhënë asnjë përgjigje për akuzën që rëndon mbi të, atë të shpërdorimit të detyrës.
 
A1Report mësoi se ish-Guvernatori ka refuzuar të japë deklarime në lidhje me pozicionin e tij si ish-drejtues i bankës gjatë periudhës që është kryer vjedhja.

Pas tre muajve hetim, kjo është hera e parë që Fullani del para hetuesve që kur u la nga Gjykata e Lartë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pak ditë më parë burime nga organi akuzës konfirmuan për A1Report se drejt përfundimit janë dhe hetimet e nisura nga Taska-Forca ndaj ish-guvernatorit për abuzime me tenderat në BSH, teksa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë bashkim akuze apo përball gjykatës ish-guvernatori do të paraqitet me dy procedime penale.Tjetër skandal, Fullani në hetim për 6 tendera me vlerë 3 mln €

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat