TIRANE - Ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë nën akuzë për “shpërdorim detyre” në lidhje me skandalin ku u zbulua se në thesar ishin vjedhur 713 milion lekë kërkojnë pafajësi në gjykatë. Avokatja e të pandehurit Lavdërim Cani deklaroi para gjykatës, se prokuroria nuk ka mundur të provojë akuzën e për këtë shkak klienti i saj përveç pafajësisë duhet të lirohet dhe nga masa e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë për gjykatësin Martin Deda vendimi për të pandehurit do të kërkojë ende kohë pasi dosja është voluminoze, përfshi dhe argumentet e avokatëve.
Gjatë seancës të kësaj të enjte me një sallë të tejmbushur me familjarë e të pandehur, nuk mungoi dhe ikja e energjisë elektrike.
10-ish zyrtaret e BSh kerkojne pafajesi: Pergjegjes jane ata qe vodhen
Dhjetë-ish zyrtarët e Bankës së Shqipërisë nën akuzë për “shpërdorim detyre” me pasoja të rënda kërkuan nga Gjykata Penale e Tiranës pafajësi, mes tyre dhe ish-drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku, të gjithë nën akuzë për skandalin që shpërtheu në korrik në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i shtetit.
Sipas të pandehurve dhe avokatëve, prokuroria nuk ka mundur të faktojë shpërdorimin e detyrës me dashje siç pretendon akuza, pasi ata nuk kanë pasur dijeni për veprimtarinë e Ardian Bitrajt i vetmi që ka pranuar vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari. Avokatia Brikena Kasmi, kërkoi nga gjykata pafajësi për klientin e saj Lavdërim Cani pasi sipas saj përgjegjësia është e atyre që kanë kryer vjedhjen.
Me ikjen e Trocit ne Vlore, akuza u peraqesua nga Prokurori Tavani
Në seancën e 6 ndaj dhjetë ish-zyrtarëve të bankës të për herë të parë prokuroria u përfaqësua nga Ndini Tavani, i cili drejton hetimet e dosjes së bankës pas emërimit të prokurorit Ramadan Troci si drejtues në Vlorë.
Me një pretencë prej 23 faqesh prokurori Ramadan Troci, duke nisur nga ish-drejtori i Emisionit të Parasë Dorian Çollaku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit me 56 vite burg në total.
Nën hetim për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, i cili hetohet në gjendje të lirë, po ashtu dhe ish-inspektorja Elivar Golemi, dosja e të cilës gjykohet më vete.
Në dosjen e saj Prokuroria vë nën përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vjedhjen dy ish-punonjësit e Thesarit Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, si dhe nipin e Bitrajt, Klevis Bejtja. Gjykimi i tyre bëhet në një proces të vetëm.
Pretenca për 10 të pandehurit
Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO