Thesari lëvron fondet: Buxhetorët
sot dhe nesër do marrin pagat

Thesari lëvron fondet: Buxhetorët<br />sot dhe nesër do marrin pagat
TIRANE - Dhjetë ditë pas nisjes së vitit financiar deri në orët e pasdites së sotme, asnjë nga 88 mijë buxhetorët nuk kishte marrë pagën e muajit dhjetor 2012, ndërsa pas këtyre orëve burime për Shqiptarja.com deklaruan se disa prej tyre kanë filluar të marrin pagën e cila duhej të ishte shpërndarë në 3 janar.

Mbeten ende shumë punonjës nga policia e shtetit, infermierë, mësues apo punonjës të administratës në Ministrinë e Financave të cilët kontaktuan në TVA1 Report  e Shqiptarja.com për të deklaruar se nuk kanë  marrë pagën mujore, por vetë Ministria sqaron se deri më sot kanë vijuar pagesat sipas grafikut normal të të gjitha institucioneve buxhetore dhe çdo vonesë e mëtejshme ka të bëjë vetëm me procedurën që kryejnë institucionet buxhetore për disbursimin e pagesave.

Ministria e Financave deklaroi rreth orës 14: 30 se janë zhbllokuar pagat e muajit dhjetor. Pagesat për pushtetin vendor dhe qëndror nga dita e sotme, por dhe nesër do të jenë në bankë. Në njoftimin e publikuar online Thesari i shtetit kryen pagesat për vlerën totale 3 miliardë lekë të reja, e barabartë me afro 21.8 milionë euro për 1620 institucione në 12 qarqet e Shqipërisë. Dy ditë më parë, qeveria mori 195 milionë euro borxh të brendshëm nëpërmjet bonove të thesarit

PS: TE KATERTET NE BOTE PER MIREQENIE?! BERISHA NUK KA ME PARA
Sipas opozitës, kjo tregon se qeveria nuk ka më para, ndërkohë që dje kryeministri Berisha deklaroi se është fjala për burokraci.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp mesditën e sotme, deputetja socialiste Eglantina Gjermenji tha:
"Sali Berisha u hoq dje si i indinjuar pas denoncimit të Partisë Socialiste se qeveria që ai drejton nuk ka para për të paguar as rrogat e administratës, as pagesat e aftësisë së kufizuar e madje as kompensimin e energjisë elektrike për shtresën e personave me aftësi të kufizuar. Por ende sot, në datë 10 janar, kur ka kaluar një e treta e muajit, rreth 90 000 mjekë, infermiere, mësues e punonjës të administratës publike nuk kanë marrë rrogën për muajin dhjetor. Para dhe tetraplegjikët nga ana tjetër kanë muaj të tërë që janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria e Sali Berishës i cili vazhdon të tallet me shqiptarët duke deklaruar se jemi të katërtët në botë për mirëqenie dhe se hahemi kokë më kokë me Gjermaninë për rritje ekonomike."

Sipas saj "lajmi i mirë është se Sali Berishës i kanë mbetur edhe pak muaj në krye të qeverisë. Në 23 qershor shqiptarët me votën e tyre do i japin jetë një rilindjeje shqiptare e cila do të ketë në fokus të saj qytetarët; ku vendosja e taksimit të ndershëm do të ulë barrën fiskale për nëpunësit publikë që sot si pasojë e taksës së sheshtë paguajnë më shumë taksa sesa vetë kryeministri."

FINANCAT: OPOZITA SHPIF, VONESAT JANE PROCEDURIALE

Ministria e Financave ka reaguar gjatë orëve të pasdites së sotme lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për pagat e punonjësve të administratës shtetërore. Duke i cilësuar shpifje të gjitha akuzat, Ministria e Financave sqaron se

Ministri i Financave ka nxjerrë Udhëzimin nr.1, datë 03.01.2013, ku ka bërë çeljen e plotë të fondeve për të gjitha institucionet.

Deri më sot kanë vijuar pagesat sipas grafikut normal të të gjitha institucioneve buxhetore dhe çdo vonesë e mëtejshme ka të bëjë vetëm me procedurën që kryejnë vetë institucionet buxhetore për disbursimin e pagesave.

Të gjithë të interesuarit, në vend të deklarimeve shpifëse, t’i referohen të dhënave për pagesa, të cilat publikohen çdo ditë në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave.

(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG