TIRANE- Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës nga dita e nesërme (e hënë) do të japin dëshmitë e tyre në lidhje me vjedhjen prej 713 milionë lekësh nga dega e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Mësohet se, në adresë të tyre janë dërguar fletë-thirrjet nga ana e Prokurorisë së Tiranës. E para që është thirrur në prokurori është Elisabeta Gjoni, e cila mban edhe postin e zv/guvernatores.